Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Berisha: Rama kërkesë djallëzore, do ndarjen e Kosovës

16:30, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demorkatike Sali Berisha e ka cilësuar djallëzore kërkesën e Edi Ramës për marrjen e veriut të Kosovës në kontroll nga KFOR. Sipas Berishës, Rama po ndjek linjën e Aleksandër Vuçiç dhe synon ndarjen e Kosovës, linjë kjo e refuzuar nga aleatët perëndimor që konfirmuan se përgjegjëse për sigurinë në Kosovës është policia e saj. Ndërkaq edhe Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën, theksoi Berisha, është një propozim i mbështetur nga Lavrov që synon të bëj Rusinë pjesë të bisedimeve, ndërkohë që arritjet e deritanishme janë produkt i angazhimit të kancelarit Scholz, presidenti Macron dhe sekretari Blinken me planin Franko-Gjerman.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar propozimin e bërë nga Edi Rama për marrjen e veritu të Kosovës në kontroll nga KFOR, duke e cilësuar si djallëzore.  Nga selia blu, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me këtë propozim i shërben Aleksandër Vuçiçit, i cili synon ndarjen e Kosovës, projekt që është hedhur poshtë nga aleatët perëndimor.

Sa i takon kërkesës për konferencën ndërkombëtare, Berisha denoncoi faktin se kjo është mbështetur nga ministri i jashtëm rus, me synim për të bërë Moskën pjesë të bisedimeve.

Lideri i opozitës  theksoi se Vuçiç ka si qëllim përgjakjen e Kosovës, ndërsa shtoi se Rama me deklaratate  tij po e tensionin më shumë situatën.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike dënon çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e brendëshme të Kosovës, ndërsa e cilësoi Aleksandër Vuçiçin si një Millosheviç të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco