Italia dënon sulmin terrorist serb në Kosovë, Tajani propozon trupa shtesë për KFOR-in

Italia dënon sulmin terrorist serb në Kosovë, Tajani propozon trupa shtesë për KFOR-in

15:09, 27/09/2023
A+ Aa A-

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Edi Ramën, ka dënuar sulmin e armatosur të grupit paramilitar serb në Zveçan, që i mori jetën efektit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

‘Italia ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës. Ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni’, tha Tajani.

Në vijim, shefi i diplomacisë italiane sqaroi se ka telefonuar Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar nga të dy palët rikthimin në tryezën e dialogut dhe qëndrimin larg akteve të dhunës.

Tajani gjithashtu zbuloi se Italia ka propozuar që të shtojë prezencën e trupave të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë, për të shmangur viktima të reja.

‘Unë fola personalisht me kryeministri kosovar Kurti  dhe presidentin serb Vuçiç. I ftova për një zgjidhje që të jetë ajo e paqes dhe dialogut. Fola dhe thashë se Italia është e gatshme që të vlerësojmë hipotezën e përforcimit të prezencës së KFOR për të shmangur viktima të reja.

Besoj se Italia për rolin e vetë që di të dialogojë me të gjithë, mund të vazhdojë të luajë një rol për të sjellë paqen në një territor të komplikuar. Zgjidhjet nuk janë kurrë me luftë, por me diplomaci. I ftuam të gjithë që ta shohim veten te deklarata e zotit Borrell në 19 shtator dhe i ftoj të gjithë të ndalojnë aktet e dhunës në rajon.

Do të bëjmë çdo gjë kemi në dorë që dialogu të rifillojë dhe dhuna e armëve të grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomacinë. Italia do të bëjë pjesën e vetë, sepse duam të jemi të pranishëm në Ballkan, që të zgjidhim falë atësive tona problemet më të ndërlikuara.’, tha Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco