SYRI TV/ Takime me raporterët e KiE-s, Berisha: I informova për tjetërsimin e votës - Meta: Në fokus, kapja e shtetit dhe korrupsioni

14:47, 27/09/2023
A+ Aa A-

Lideri  i opozitës, Sali Berisha  priti në takim delegacionin e raporterëve të KiE-së,   me në fokus tjetërsimin e votës së qytetarëve dhe paralizimin e drejtësisë në vend. Berisha deklaroi se ka njohur raportuesit  me faktin se Shqipëria është rasti klasik ku krimi shndërrohet në votë, ndërsa theksoi se sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe po funksionon si degë e ekzekutivit. Delegecioni i KiE u prit edhe nga kryetari i PL, Ilir Meta i cili deklaroi se në fokus të diskutimeve ishte kapja e shtetit, cenimi i votës së lirë dhe korrupsioni

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në një takim në selinë blu,  delegacionin e raporterëve të Asamblesë kombëtare të Këshillit të Evropës. Të përbërë nga Adim Mollazsda, Jonut Stroe, Bas Kleri dhe Guilia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri, ku morën pjesë edhe Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi Ledio Nuraj Alfred Lela dhe Akil Kraja.  Në një reagim në profilin e tij në facebook, lideri i opozitës Sali Berisha zbardhi fokusin e diskutimeve, ku theksoi se  ka informuar delegacion se Shqipëria është rasti klasik ku krimi shndërrohet në vote dhe vota në krim, ndërsa theksoi se zgjidhja e marrëdhënies mes krimit dhe zgjedhjeve është një nga pikat ku KiE duhet të jap kontribut. Berisha theksoi se në fokus të takimit, ishte edhe sistemi sipas tij i dështuar i drejtësisë.

I njoha përfaqësuesit e Këshillit të Europës me industrinë qeveritare të blerjes së votës dhe makinerinë shtetërore të terrorit elektoral ndaj zgjedhësve dhe angazhimin e krimit të organizuar kundër votës së lirë. Në zgjedhjet e 14 majit administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milion votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit. Qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj.Çeshtje e dytë ku kërkova ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili është i paralizuar.Ata që e ngritën këtë sistem të dështuar nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’.U kërkova dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri.

Sipas Berishës qeveria mban pushtetin me ndihëm e krimit të organizuar dhe kjo faktohet sipas tij në  miliona faqet e mesazheve të dekriptuara të platformave Encrochat dhe Sky, ku janë të gjitha lidhjet me krimin e organizuar të politikës në nivelet më të larta, ministra, kryeministri, gjykatës, prokurorë e drejtorë policie.

Ndërkohë delegacioni i raporterëv të Këshillit të Evropës u prit edhe nga kreu i PL, Ilir Meta i cili deklaroi se në fokus ishte situata e rëndë e kapjes së shtetit. Cenimin e votës së lire dhe  korrupsionin.  

Biseduam për lidhjen e ngushtë të krimit me qeverisjen, korrupsionin endemik në çdo qelizë të administratës publike dhe zhgënjimin që drejtësia selektive shkakton në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ndava me ta angazhimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për shpëtimin e pluralizmit në vend, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe për dedikimin e çdo energjie për përparimin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Meta deklaroi se do të vazhdojë bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë për të kontribuar për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco