‘Ballkani i Hapur’/ Berisha: Hegjemoni serbe! Rama, Soros, Vuçiç, Lavrov, në sintoni të plotë

21:45, 26/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te Ballkani i Hapur, ku sipas tij Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u implikua direkt në projektet e serbomadhisë.

I ftuar në A Show, Berisha tha se Rama u implikua direkt në projektet e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qënë promotor kryesor.

Sipas Berishës, në projektin serbomadh të Ballkanit të Hapur promotor ka qënë edhe Aleksandër Soros, i cili ka qënë prezent në të gjitha takimet dhe në sintoni të plotë me Sergei Lavrov.

‘Sintonia e plotë e Lavrov me Aleksandër Soros është reale dhe e pamohueshme. Edi Rama mbështeti çdo inisiativë të Aleksandër Vuçiç. Iu kundërvu prej 2 vitesh Procesit të Berlinit, e deskretitonte thoshte që nuk hecën deri sa dikush i nxori kartonin e kuq dhe brenda një jave ndryshoi sikur nuk ishte ky’, tha Berisha.

Intervista:

Krasta: Kohët e fundit që nga përpjekja për shkëmbim territoresh, Ballkani i Hapur një insistim i madh dhe investim i jashtëzakonshëm i Kryeministrit të Shqipërisë edhe sjellja jo prej shtetari modern. Nqs ju Doktor Berisha, do kishit qënë sot Kryeministër i Shqipërisë, si do ta kishit trajtuar gjithë këtë ngjarje të gjithë këtyre kohëve të fundit.

Berisha: Në vlerësimin dhe bindjen time të thellë, një nga faktorët e gjithë këtij procesi i cili jo vetëm që nuk hec, por kalon nga përplasja më e vogël te përplasja më e madhe siç ishte ajo e djeshmja që Vuçiç e quajti kryengritje kundër terrorit hipotetik të Albin Kurtit, Edi Rama ka luajtur rolin më negativ.

Edi Rama u implikua direkt në projektet e serbomadhisë, u implikua direkt në projektet e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qënë promotor kryesor.

Rama u bë promotor i projektit të dytë serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’. Këtu është promotor kryesor edhe Aleksandër Soros dhe i bëj thirrje qeverisë amerikane të ndalojë veprimtarinë e tij në politikën e jashtme në Ballkan.

Sot DASH ka jo një por shumë diplomatë me njohuri për Ballkanin.

Xhorxh Soros u bë promor i ‘Ballkanit të Hapur’, ishte hapja e Ballkanit për Rusinë dhe të gjithë satelitëve të saj. Në rrafshin ekonomik ishte një shkatërrim për këto vende. Çfarë ishte Ballkani i Hapur, ishte hegjemoni serbe. Ka një shtet historikisht me interesat më të mëdha në Adriatik dhe ky shtet është Rusia. Ky shtet i mbyllur në Dardanele do me çdo kusht të gjejë detrat e nxehtë.

Kur Sergei Lavrov ia bllokuan udhëtimin për në Beograd, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe ai tha se unë do shkoja për të mbështetur ‘Ballkanin e Hapur’, po aty ishte Aleksandër Soros dhe në çdo takim të tij.

Sintonia e plotë e Lavrov me Aleksandër Soros është reale dhe e pamohueshme. Edi Rama mbështeti çdo inisiativë të Aleksandër Vuçiç. Iu kundërvu prej 2 vitesh Procesit të Berlinit, e deskretitonte thoshte që nuk hecën deri sa dikush i nxori kartonin e kuq dhe brenda një jave ndryshoi sikur nuk ishte ky./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco