Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pollo: Përkëdheljet e Serbisë nga perëndimi duhen ndalur, situata në Kosovë e rëndë

16:49, 25/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI  TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar situatë, në Kosovë ishte Genc Pollo.

Pollo është shprehur se kjo situatë në Kosovë është si pasojë edhe e një përkrahje nga perëndimi ndaj Serbisë në raport me Kosovën.

"Serbia aktuale nën udhëheqjen e Vuçiç nuk është interesuar për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit por është e investuar të destabilizoi Kosovën por në krahasim me destabilizimin që po bën në Bosnje dhe Malin e Zi këtu po përdor akte terroriste.

Kjo hedh një pikëpyetje të madhe të rolit të perëndimit në negocim pasi ata po favorizojnë me çdo kusht Serbinë vetëm e vetëm për ta shkëputur nga Rusia. Shpresoj që të jetë ky momenti i reflektimit nga perëndimi në lidhje me qasjen ndaj Serbisë ndërsa në Kosovë të ketë një përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes forcave politike në vend dhe të flisnin me një gjuhë të përbashkët në lidhje me qasjen ndaj Serbisë.

Palët u ulën në dialog para disa ditësh por ajo nuk ishte produktiv nisur dhe nga situata ku ishin pasi tani në këto kushte duket gati e pamundur pas ngjarjeve të ndodhura .

Është shumë e vështirë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Shqipëria duhet të investohet më shumë që të ketë një qasje ndihmese ndaj Kosovës dhe në raste krizash ti vendosë në dispozicion mjete ndihme. Kur Kosova po vuan agresionin e Serbisë Shqipëria duhet ti gjendej në mbështetje ndërkombëtare por kjo ka munguar për fat të keq."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco