Balliu mbi situatën në veri të Kosovës: Është koha për shqiponja e jo për pasagjer dietash nëpër avione

Balliu mbi situatën në veri të Kosovës: Është koha për shqiponja e jo për pasagjer dietash nëpër avione

19:09, 24/09/2023
A+ Aa A-

Shefi Organizativ i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, mbi situatën aktuale në veri të Kosovës, ku shprehet se prej qindra vitesh tashmë dihet se kush është shteti serb.

Balliu shton se është momenti që të gjithë ata Iluzionistët që po kontribuojnë kundër duhet të ndalen dhe Kosova dhe e gjithë bota Shqiptare të kete vetëm nje qëllim, triumfin e shtetit të Kosovës.

‘Krimi serb nuk rresht dhe lufta jonë nuk duhet të resht’ shkruan Balliu.

Postimi i plotë:

KRIMI SERB NUK DO NDALET

Deshmori i sotem,

eshte djali i nje nene kosovare.

Banda eshte ne Beograd.

Vrasesit jane ne manastir.

Po kush jane pergjegjesit?

Per te gjitha mendjet e ditura dhe ndergjegjet e ndershme dhe te pastra kombetare dhe nderkombetare nuk ka pasur dhe nuk ka iluzione se cfare eshte ne te vertete shteti Serb.

Ka me qindra vjet deri te Milloshevici dhe trashgimtari i tij kriminal Vucic qe Serbia vjedh token e huaj, fallsifikon historine dhe vret Shqiptaret.

Ajo nuk ka fuqi reale per perplasje, por ajo funksionon si bije po aq kriminale e Rusise pansllaviste e terroriste.

Tek ata qe shfaqin iluzione deri ne idene se Serbia mund te shkeputet nga historia e mesiperme, do perfundojne ne bashkefajtore per ngjarjen e sotme dhe per te tjera qe rezervon logjika Serbo-Ruse ne ballkan.

Te gjithe ilizionistet nuk jane njesoj, ka prej tyre qe jane politikane naiv dhe paaftesi leadership-i.

Ka prej tyre njerez te shkolluar keq, ne histori dhe ideologji politike.

Ka prej tyre qe jane ne sherbim te ndonje shteti qe e do Rusine te forte ne Evrope dhe rrjedhimisht i sherben Serbise.

Ka prej tyre qe jane mirfilli ne kanale te thella te fshehta Ruso-Serbe.

Ka prej tyre qe i bejne fresk ketij formati duke menduar se kryesore ne Kosove eshte lufta per te qene ne qeveri.

Te gjitha keto duhet te ndalen dhe te demaskohen me detaje, me emra dhe Kosova dhe e gjithe bota Shqiptare te kete vetem nje qellim triumfin e shtetit te Kosoves.

E cila ka perpara nje altar si djali i nenes kosovare dhe vetem per ta ka vend e per askend tjeter te shfaqet dhe te besohet.

Krimi Serb nuk rresht dhe lufta jone nuk duhet te rresht.

Eshte koha e nevojes per shqiponja e jo pasagjer dietash neper avione.

Eshte casti te mendosh sic mendoi Amerika ndaj Milloshevicit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco