Berisha-Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi se janë ateistë

14:00, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, replikoi sot me deputetin socialist, Toni Gogi, i cili e quajti kryepensionisti më i paguar.

“Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam këtë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga kisha. E shpirtit të keq.

Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh. Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë!...

...Po ky, pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të? A ndjen ti dhembshuri për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij? Dhe nuk lëviz këtu se ishte i vëllai i kryeministrit dhe Olta Xhaçka në skemë.

Mos harro, interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzia është e para.

Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti. Janë ateistë!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco