SYRI TV/ Me 4 vajza të mitura jetime në Roskovec, bashkia i ndërpret ndihmën ekonomike

12:48, 21/09/2023
A+ Aa A-

Babai i la jetime pasi ndërroi jetë nga Covid-19, ndërsa bashkia Roskovec u ka ndërprerë ndihmën ekonomike me pretendimin se për katër vajzat e mitura punon nëna. Kjo është historia e familjes Lama në Roskovec, ku katër vajza jetime u duhet të sigurojnë ushqim dhe shkollim me vetëm 40 mijë lekë rrogë të nënës së tyre që punon në fasoneri.

Nga SYRI TV

Katër vajza jetime dhe nëna e tyre në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec, u duhet të përballojnë jetën me vetëm 40 mijë lekë të ardhura në muaj, pasi bashkia u ka ndërprerë ndihmën ekonomike që vajzat merrnin për shkak të vdekjes së të atit.

Alketa Lamo, nëna e ve e katër vajzave jetime, tregoi se bashkia ia ka ndërprerë ndihmën ekonomike, pasi ajo nisi punë në fasoneri.

Gjyshërit e katër vajzave të mitura, teksa tregojnë vuajtjet e mbesave të tyre, shprehen se ndihma ekonomike u është ndërprerë për arsye politike.

Familja Lamo apelon për ndihmë, për të siguruar shkollimin e katër vajzave të mitura, të cilat janë me rezultate të mira në shkollë.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montahier: O.Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco