Saraçi: Sido që të shkojë procesi McGonigal, Rama dhe personat e përfshirë në aferë nuk do shpëtojnë pa u hetur

Saraçi: Sido që të shkojë procesi McGonigal, Rama dhe personat e përfshirë në aferë nuk do shpëtojnë pa u hetur

19:15, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për çështjen MvGonigal dhe hetimet që po zhvillohen në ShBA për këtë çështje.

Saraçi u shpreh se, sido që të shkojë gjyqi ndaj McGonigal në ShBA, të gjithë përsonat e përfshirë në këtë çështje, përfshirë edhe kryeministrin Rama nuk do t’i shpëtojnë hetimit.

“Cilido të jetë fati i atij procesi gjyqsor, prap nuk përjashton mundësinë e një hetimi të mëtejshëm për personat e tjerë të përfshirë, në rastin konkret, kryeministrin shqiptar. Sido që të shkojë ai proces, qoftë me gjykim të shkurtuar, apo proces me dëshmitarë, proces i gjatë. Sërish, asnjëra nga të dyja alternativa nuk e heq mundësinë e vijimit të procesit. Ajo çfarë do të mungojë janë nxjerrja e të dhënave në publik të asaj çfarë përmban dosja. Ajo është një dosje me rreth 8-mijë faqe që përmban përgjime, komunikime, ne i kemi parë edhe aktakuzën, edhe kërkesën për informacion nga Departamenti i Drejtësisë dhe çfarë përmban ajo dosje. Edhe nëse McGonigal pranon fajësinë, kjo do të thotë se të gjitha të dhënat që ne dimë nga aktakuza konfirmohen. Që akuzohet se ka marrë 225-mijë dollarë nga Agron Neza, më pas është vënë në shërbim të kryeministrit shqiptar për të goditur rivalët, kundërshtarët e tij politikë që edhe këto i thotë aktakuza. Flet për disa takime të fshehta që nuk i ka raportuar në FBI mes McGonigal dhe kryeministrit Rama. Flet (aktakuza) për iniciimin e hetimeve për rivalët e zotit Rama në Shqipëri. Flet për informacione të marra nga kryeministria shqiptare dhe të çuara në FBI për të iniciuar hetimet dhe më pas flet edhe për ndikime e McGonigal në Shqipëri.”- u shpreh Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco