'Si qen të droguar...', Vasili: Rama dhe palaçot e tij votojnë dhe kthejnë bixhozin!

'Si qen të droguar...', Vasili: Rama dhe palaçot e tij votojnë dhe kthejnë bixhozin!

11:07, 20/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një status në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ashpër në lidhje me dy vendimet e qeverisë për lejimin e kazinove në disa zona të Tiranës.

Në statusin e tij, Vasili shkruan se të njejtët palaço me në në krye Ramën kanë lehur si qen të droguar për gjoja suksesin e madh të heqjes së bixhozit vite më parë dhe tani votojnë sërish që bixhozi të rikthehet. 

Deputeti i PL-së më tej tregon dhe shkakun pse Rama vendosi të rikthejë sërish bixhozin duke shkruar: 

'Ramën e futën poshtë këmbëve boset e bixhozit dhe i poshtëruar, i shkelur dhe i përdhosur po e hap prap bixhozin.'

Statusi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama dhe palaçot e tij ne parlament votojnë dhe kthejnë bixhozin!

Të njejtët palaço me Ramën në krye që kanë lehur si qen të droguar për gjoja suksesin e madh të heqjes së bixhozit ca vite më parë po votojnë që bixhozi të futet prap.

Po ky Rama i çau veshet njerëzve me fjalime histerike se si po shpëtonte familjet shqiptare nga bixhozi.

Po i njejti kryedelenxhi me gjithë delenxhinjtë në parlament pëlliten ca vite më parë për medemek veprimin historik që po mbyllnin bixhozin dhe gjoja po shpëtonin 700 milion euro, që i merrte krimi dhe kriminelët që kanë në zotërim bixhozin.

Po tani si qen të rrahur po të njejtët palaço po e votojnë futjen e bixhozit dhe po lepijnë atë që peshtyjnë.

Ramën e futen poshtë këmbëve bosët e bixhozit dhe i poshtëruar, i shkelur dhe i përdhosur po e hap prap bixhozin.

Shiheni VIDEON.!!

Kryehisteriku politiko mafioz, gëlltiti gjithshka volli kundër bixhozit dhe me bisht në shalë po e voton bixhozin.
Neveri!
Çfare kryellumi e qeverisë këtë vend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco