Gjykata e Larta nuk pranon rekursin, ish-kryebashkiaku i Bulqizës mbetet në qeli

Gjykata e Larta nuk pranon rekursin, ish-kryebashkiaku i Bulqizës mbetet në qeli

10:40, 20/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Larte ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Kujtojmë se Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për tenderin për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.

Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht në gjykatë dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 personave të tjerë.

Ish-zyrtarët e bashkisë së Bulqizës dhe biznesmenë të ndryshëm dyshohet se kanë abuzuar me një tënder më vlerë rreth 3 milionë euro.

Në bazë të hetimeve të SPAK, rezulton e provuar se është shkelur ligji i prokurimeve publike për tenderin me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ”, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”.

Kujtojmë se Lefter Alla është arrestuar më 15 mars të 2023-shit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco