Berisha: Kukësi është rrethi më i varfër në Europë, politikat tona do nxisin zhvillimin e turizmit malor

Berisha: Kukësi është rrethi më i varfër në Europë, politikat tona do nxisin zhvillimin e turizmit malor

11:48, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një takim me biznesmenët në Kukës, se PD do ndërtojë një politikë për të nxitur zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore.

“Është kënaqësi të diskutoj me ju problemet themelore të një shoqërie, problemet e biznesit, në prani të kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, zotit Emri Vata. Kukësi, banorët e Kukësit dhe të Qarkut të Kukësit, janë sot më të varfrit në Europë.

Këtu ne jemi në qarkun më të varfër të Europës. Dhe këtu, ne nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se lumjanët, se kuksianet nuk janë punëtorë. Absolutisht e kundërta është.

Këtu nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se ky rreth, kjo trevë nuk ka potenciale dhe resurse ekonomike të mëdha. Kukësi ka resurse natyrore, ekonomike sa për shumë herë banorët. Resurset ekonomike të Kukësit janë një kontribut i madh në ekonominë shqiptare. Por Kukësi është qarku dhe rrethi më i varfër në Europë, për shkak kryekëput të politikave që janë ndjekur ndaj këtij rrethi, ndaj këtij qarku.

Pra, nëse sheh vetëm çfarë ka mbi tokë, këtu janë potencialet malore turistike më të mëdha të Shqipërisë, ndër më të mëdhatë në Ballkan. Duke filluar nga Nikaj-Mërturi, duke përfunduar në Peshkopi, në Korab. Por nëse hedh sytë, zhvillimit të këtij sektori, ky sektor për të mos thënë është inekzistent, nuk është më shumë se 10 përqind të të gjithë kapacitetit të tij.

Kukësi ka rezerva të mëdha minerale, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe nuk shndërrohen në të mira për qytetarët, për banorët e tyre. Keni dëgjuar ju këto ditë të flitet për naftën e Shpiragut. Në mentalitetin dhe psikologjinë e vjetër, duan ta paraqesin si lugën e artë. E vërteta është se Shpiragu ka naftë dhe e ka sanksionuar Shell që në shpimin e parë në vitin 2012. Edhe tre shpimet e tjera e kanë konfirmuar.

Por çfarë presim ne? Me këtë qeveri, asgjë! 25 milion ton krom ka Bulqiza dhe Batra. Të dhëna të kompanive më të mëdha të botës. Çfarë ka në Bulqizë? Një mafie, e cila as që mendon për ata banorë. Qeveria hoqi rentën dhe ata nuk marrin asgjë. Aq sa merrni ju nga uji i hidrocentraleve, aq sa merrni nga minierat e tjera.

Po e përsëris, bëmë një ligj në vitin 2013, ku përjashtuam tetë vite nga taksat të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Në atë kohë dhe në vazhdim, vendosëm të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave turistike malore, nga Çajupi deri në Valbonë, Theth e Tamarë. 

Në mënyrë armiqësore, akti i parë, qeveria e Edi Rramës anuloi atë ligj. Po tani të shkosh të investosh te Kroi i Bardhë, që është një nga zonat më mahnitëse, kostoja e investimit është 50 përqind më e lartë se në Kukës dhe 100 përqind më e lartë se në Durrës Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë dhe investojnë atje, duhet t’u japësh një kohë të nxjerrin fitimin dhe pas tetë vitesh të paguajnë taksat.

U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë.

Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjitha këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar.

Por qeveria, në vend që të financojë dhe të subvencionojë investimet, ajo përqendrohet në bllokimin dhe mbytjen e tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet për mineralet. E njëjta gjë me taksat.

Kukësi, Kruma, Tropoja, duhet të kenë detyrim doganat te tuneli, në Fierzë, në Helshan. Pra, së bashku me zonat kufitare të Kosovës, këto duhet të jenë zona të lira. Pse? Sepse janë më të varfrat! Sepse qeveria duhet ët bëjë gjithçka për rimëkëmbjen e tyre. Këta kanë shpallur një marrëveshje që gjoja do e bënin këtë, por asgjë nuk bënë.

Se ky siç e dini ju është i angazhuar në një betejë antikombëtare ndaj Kosovës. Sepse ky, i diskredituar në mbarë botën për aferat e tij, për aferën McGonigal, përpiqet të tundë flamurin e kozmopolitit, me të cilin kërkon të paraqitet si faktor stabiliteti apo paqeje. Po ai është flamur i rreckosur, që nuk ka asnjë vlerë.

Ne qëndrojmë në përpjekjen tonë të madhe për zhvillimin e potencialit turistik në të gjithë qarkun e Kukësit, Dibrës dhe të gjithë zonat malore të Shqipërisë. Vendet e tjera jo vetëm që kanë subvencionuar, por kanë paguar banorët që të qëndrojnë aty ku janë. Zvicra u paguan banorët në të gjithë zonat malore. U paguan një shpërblim të përmuajshëm. Në mënyrë që të mbahet turizmi.

Pra, ne do ndërtojmë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore. Ne do bëjmë çdo gjë për potencialet dhe përpunimin e tyre. Potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre sa më të mundshëm. Do bëjmë gjë që aq sa ka në profilin e tyre, pemtarinë dhe bujqësinë e blegtorinë, t’i subvencionojmë. Faktikisht ato po shkojnë drejt shkatërrimit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco