Emërimi i Açkës nga mazhoranca/ Berisha: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës! 'Brava', zbatuesi

Emërimi i Açkës nga mazhoranca/ Berisha: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës! 'Brava', zbatuesi

21:08, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbi vendimet më të fundit të kreut të PD zyrtare, Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi Gazment Bardhin me Flutura Açkën.

I ftuar në ‘Debat’ në A2 CNN, Berisha theksoi se, ky është një akt i diktuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e konsideroi thjesht si një peng që zbaton skenarët, që sipas tij, hartohen në zyrat e Kryeministrit.

Berisha: Është gjithçka një akt i diktuar nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjeve të Parlamentit dhe Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët, të cilat hartohen në zyrat e Ramës.

Parlamenti ka një rregullore dhe ajo është ligji i funksionimit të institucionit që voton ligje. Ajo rregullore përcakton si kristali se kreu i Grupit Parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar.

Kështu që me asnjë akt përveçse me votimin e deputetëve të PD nuk mund të zëvendësohet kreu i Grupit Parlamentar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco