VIDEO/ Policia e Ballës ashpërson 'luftën kundër krimit', Paloka: Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’

20:41, 14/09/2023
A+ Aa A-

‘Megaoperacioni’ i Policisë së Shtetit duke arrestuar mbi 200 persona si shpërndarës të lëndëve narkotike ka filluar të shfryhet.

Nga raportimet në media, dallohet se si në prangat e policisë kanë rënë persona përdorues të lëndëve narkotike, ku rasti më viral në rrjet është bërë video e arrestimit të ‘Ujkut të Cërrikut’.

Në lidhje me këtë arrestim qesharak ka reaguar edhe deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili thekson se, nga megaoperacioni i Taulant Ballës, u arrestuan 200 persona por pas dy ditësh pasi ka mbaruar shfaqja, në birucat e policisë mbetën vetëm dy persona dhe të tjerët janë si Ujku i Cërrikut.

Megaoperacioni” i Tao B…”U arrestuan 200”…pas dy ditësh ,pasi mbaroi shfaqja, mbetën vetëm dy në birucat e policisë. Të tjerët janë si Ujku i Cërrikut këtu”, shkruan Paloka në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco