Rrezikon mbi 25 vite burg/ Lidhjet e Hunter Biden me aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal

Rrezikon mbi 25 vite burg/ Lidhjet e Hunter Biden me aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal

20:29, 14/09/2023
A+ Aa A-

Prokurori special ngriti tri akuza të enjten ndaj djalit të presidentit amerikan, Joe Biden.

Akuzat ndaj Hunter Biden lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit. Sipas akuzës, ai kishte në pronësi në mënyrë të paligjshme një armë zjarri gjatë kohës që ishte i varur nga droga.

NY Post shkruan se Hunter Biden rrezikon mbi 25 vite burg. Sipas BBC, kjo është hera e parë që djali i një presidenti në detyrë përballet me akuza penale.

Por këto janë akuzat e para, pasi ndaj Hunter Biden rrezikojnë të ngrihen të tjera akuza edhe më të rënda.

Sipas NY Post, ai mund të paditet edhe për akuza për mashtrim me taksat dhe lobim të paligjshëm të huaj.

Në këtë rast, në skenë del edhe emri i kryeministrit shqiptar dhe agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.

Nuk është rastësi se kur McGonigal pranoi fajin për të ashtuquajturën dosje ruse, gazeta e madhe britanike, Daily Mail, shkruante se në aferën Rama-McGonigal del edhe emri i Hunter Biden.

Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.

Në dosjen shqiptare të McGonigal, ndërmjetësi kyç i aferës është këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Por Duçka është edhe njeriu që del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Kjo për shkak se Dorian Duçka punonte për të njëjtën kompani kineze, CEFC, prej nga dyshohet se Hunter Biden dhe familja e tij kanë marrë miliona dollarë ryshfete.

Në një email, madje Biden e vlerëson punën e Duçkës dhe deklaron se është gati që të paguajë nga pjesa e tij për Duçkën.

Skandali nuk ndalet këtu, pasi kompania kineze CEFC është sponsorizuesja e ekspozitës personale të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.

Nga ana tjetër, para pak kohësh mediat në SHBA shkruanin McGonigal mund të ketë gisht në pengimin e hetimeve ndaj Hunter Biden, madje mund të jetë kompromentuar nga kinezët e CEFC.

Djali i presidentit ka shpëtuar disa herë nga ndjekja penale për shkak të lidhjeve politike, por presioni së fundmi ishte rritur ndjeshëm.

Kjo pasi të paktën tre komisione parlamentare të Kongresit në SHBA e kishin vendosur në shënjestrën e tyre.

Skandali i Hunter Biden mund t’i rrezikojë presidencën babait të tij në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco