Dogjani: Operacionet e policisë spanjolle janë dekonspiruar nga shteti shqiptar, Rama e ka mbrojtur Josifin

19:36, 14/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRITV me moderatoren Armela Ferko për të hedhur dritë mbi arrestimin e ish këshilltares së Olta Xhaçkes, Amand Josisif, ishte deputeti i partisë demokratike, Asllan Dogjani.

Dogjani është shprehur se Josifi është mbrojtur nga kryeministri Rama pasi në këtë skandal është përfshirë dhe vëllai i tij Olsi dhe se operacionet e policisë spanjolle janë dekonspiruar.

"Impakti  të qytetarët dhe opinioni publik është shuam negativ sepse këtu ka ngjarje dhe skandale të përditshme që e kanë përforcuar këtë negativitet. Sot ka një mos besim të theksuar te policia e shtetit. Nëse policia nuk bashkëpunon me qytetarin nuk merr informacion dhe nëse qytetari shikon që policia bashkëpunon dhe mbron një të shumë kërkuar atëherë refuzon ti besojë policisë.

Në rast se Shqipëria nuk është transparente me shtetet e tjera të BE në fushën e sigurisë publike atëherë humbet besimi dhe krijohen përçarje dhe mungesa bashkëpunimi. Nuk më vjen mirë kur një ministër futet në burg për vjedhje dhe vendin e kanë kthyer si një plaçkë lufte që po e ndajnë mes tyre.

Në rastin më të mirë policia do të zhvillonte hetime për Josifin por policinë e drejton vetë ai që është i implikuar në këtë mega mashtrim. Kryeministri kontrollon gjithçka dhe ai vendos për gjithçka në këtë vend, kjo është një ngjarje shumë e rëndë ku verdhej shkon në shifrat 2.5 miliardë euro. Ne kemi detyrimin të bashkëpunojmë patjetër me vendet që na kërkohet bashkëpunimi. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco