Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Arrestimi i Amant Josifit/ Burimi: Skandal i SPAK. Pse duhet të vinte policia spanjolle të hetonte?

19:31, 14/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi e ka krahasuar arrestimin e Amant Josifit si një skandal të barabartë me atë të Mc Gonigal.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Burimi ka deklaruar se çështja Jusufi është së pari skandal i SPAK që nuk ka arritur ta hetojë, dhe aq më tepër janë detyruar policia Spanjolle të vijë meret me këtë skandal.

“Për shqiptarët e Shqipërinë është një skandal ekuivalent me skandalin McGonigal. Berisha tha janë 1.2 miliardë dollar, në fakt janë 1,5 miliardë dollar, e imagjinoni apo jo? Është një skandal që duhet tja dimë për nderë kolegëve tanë gazetar që do ti qepen nga pas Armant Josift.

Nuk na habit Rama ne. Mua më habit që neve në emisionet tona na duhet të çmontojmë mitin e një SPAK-u që më në fund  kërkesave të shqiptarëve. Ky është një skandal I SPAk që nuk bën asgjë  dhe gjithmonë janë të huajt.

Dumani gënjen sepse nuk ka çuar asnjë kërkesë urdhërarresti për zotërinë në fjalë dhe së dyti genjen kur thotë pse tja çoj kot sepse Dubai nuk ja dorëzon asnjë shteti, as BE-së. Ja ku Dubai ja dorëzoi Spanjës. Pse gënjen Dumani? Së fundmi Dumani  thotë meqënëse unë nuk arrij dopr, as nuk merrem fvare me Dubain, ja lë në dorë autoriteteve, ja lë në dorë Edi Ramës. Ja lë ‘ujkut mëlcinë në qafë’. I themi Edi Ramës shko tin ë Dubai dhe kërkoi Dubait të dorëzojë ortakun e vllait të vet, dorëzo këshilltarin e  qeverisë tënde.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco