Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Josifi dhe Rama në hetim nga prokuroria’/ Kalaja: Gjykata pushoi çështjen! Ka foto të 3 personave

19:18, 14/09/2023
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon ka folur për aferën mbi 2 miliardë euro të zhvatur nga Amant Josifi, ish-partneri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kalasë, Amant Josifi, Olsi Rama dhe Endri Meksi kanë qënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe gjykata ka pushuar çështjen në 2022 me kërkesë të vetë prokurorisë.

‘Prokurori kërkon pushimin e çështjes, gjykata pranon pushimin e çështjes dhe çështja është mbyllur në tetor të 2022 pa pasur asnjë ankimim ndërkohë që në këtë periudhë vjen edhe letër-porosia nga Spanja dhe në këtë letër-porosi nga Spanja ka foto të 3 personave’, tha Kalaja.

Kalaja: Unë kam një vendim gjykate të nëntorit 2022 ku qartësisht është bërë një hetim i plotë nga Prokuroria e Tiranës ku në qëndër të hetimit ka qënë Amant Josifi, por ka qënë edhe Olsi Rama edhe Endri Meksi dhe shumë pika të tjera që ushtronin aktivitetin e ‘call-centre’.

Në vitin 2014, sipas ekstraktit të QKB-së por edhe të vendimit të gjykatës, mund ta citoj, vendimi datë 24. 11. 2022, datë 3 tetor, gjykata bazuar në kërkesën e prokurorit ka pranuar pushimin e çështjes. Është e papranueshme të lexohet ky vendim i gjykatës për hetime që kanë nisur që në vitin 2020, pasi ka pasur denoncime nga qytetarët shqiptarë të cilëve u është grabitur në mënyrë skandaloze shuma marramendëse, edhe vetë prokurori dhe gjykata e pranojnë një fakt të tillë penal.

Prokurori kërkon pushimin e çështjes, gjykata pranon pushimin e çështjes dhe çështja është mbyllur në tetor të 2022 pa pasur asnjë ankimim ndërkohë që në këtë periudhë vjen edhe letër-porosia nga Spanja dhe në këtë letër-porosi nga Spanja ka foto të 3 personave./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco