Skandal/ Berisha: Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh

Skandal/ Berisha: Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh

18:58, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Parisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një skandal të rëndë të ndodhur ditën e sotme në lidhje me arrestimet për drogë të trumbetuar si sukses nga Policia e Shtetit, ku qindra persona ranë në pranga.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar për drogë dy miqtë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla por me ndërhyrjen e këtij të fundit janë liruar brenda pak orësh.

Ajo që e bën më të rëndë këtë skandal është se policia fshehu faktin që njëri prej të arrestuarve, Saimir Hysa ishte shoferi i shefit të komisaritatit.

Postimi i plotë:

Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh.

Saimir Hysa, shoferi i shefit të komisariatit me kushuririn e tij të parë, u arrestuan mbrëmë për trafik droge, dhe sot u liruan me urdhër të Ballës.

Policia fshehu faktin që Saimiri ishte shoferi i shefit të komisaritatit.

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr. Si je? Mbrëmë kanë arrestuar per trafik droge shoferin e shefit te komisariatit të Librazhdit, Sali Skura, shoferi tij quhet Saimir Hysa dhe kurshëririn e tij të parë  djali i kirgut (Rexhep Ballolli). I kanë liruar sot.

Operacioni i policisë. Jane miqtë e Balles, jane liruar me urdher te tij.

Në komunikatë nuk u tha që është shoferi i komisarit, Sali Skura...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco