Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Murati: Amant Josifi me mbrojtje politike si partner i Olsi Ramës! Xhaçka e emëroi këshilltar për NATO-n

18:37, 14/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Erl Murati ka folur për dosjen dhe arrestimin e Amant Josifit, ish-këshilltarit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe mikut dhe ish-partnerit në biznes të vëllait të kryeministrit Edi Rama.  

Murati theksoi se bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për 235 mijë qytetarë të BE-së të mashtruar nga kompania e Amant Josifit, duke shënuar të ardhura deri në 50 milionë euro çdo tre muaj.

Sipas gazetarit, ‘për sa i përket implikimit të Amant Josifit dyshimi të çon që ky njeri ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen, të ëmën ish-gjyqtare dhe bëhet fjalë për një njëri që ka qënë partner biznesi me vëllain e kryeministrit, dhe ka pasur mbrojtjen nga qeveria shqiptare’.

Murati sqaroi gjithashtu se ajo që është edhe më e rëndë dhe dekonspiron këtë mbrojtje politik të qeverisë është emërimi si këshilltar i ministres së Mbrojtjes.

Murati: Bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare sepse referuar dosjes së organeve të autoriteteve spanjolle pasi bëhet fjalë për 235 mijë qytetarë të BE-së që janë mashtruar përgjatë 5 viteve të fundit nga ajo që quhet Milton Group, që nga kolegët e Birn cilësohet një organizatë të mirëfilltë kriminale.

Këtu kemi të bëjmë me një industri, një kompani e cila vepron në mashtrim të qytetarëve europianë, kryesisht gjerman dhe spanjoll dhe bëhet fjalë për 235 mijë qytetarë të këtyre dy vendeve kryesisht.

Bëhet fjalë për një industri e cila ka prodhuar sipas kolegëve investigativë rreth 50 milionë euro çdo tre muaj.

Për sa i përket implikimit të Amant Josifit dyshimi të çon që ky njeri ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen, të ëmën ish-gjyqtare. Bëhet fjalë për një njëri që ka qënë partner biznesi me vëllain e kryeministrit, dhe ka pasur mbrojtjen nga qeveria shqiptare.

E para se ka qënë partner biznesi me vëllain e kryemisnitrit dhe i pyetur nga gazetarët zoti Rama nuk ka pranuar të japë asnjë informacion për këtë dhe nuk është distancuar formalisht nga një ish-partner i tij i biznesit. Fakti që ka refuzuar të flasë edhe ti japë përgjigje gazetarëve tregon që ka një implikim të tij.

E dyta që është e rëndë dhe dekonspiron këtë mbrojtje politik të qeverisë është emërimi si këshilltar i ministres së Mbrojtjes.

Unë supozoj që ky njeri ka pasur certifikatë sigurie të niveleve më të larta duke qënë se ka qënë Këshilltar Politik Diplomatik i ministres së Mbrojtjes, këshilltar për NATO-n.

Pyetja e parë që lind mirëfilltë është se merret me biznes dhe mund të këshillojë Ministren e Mbrojtjes për NATO-n. Nuk ka një karrierë në shtet, politike, në fushën e mbrojtjes, nuk është ekspert as i NATO-s as i mbrojtjes.

Bëhet fjalë për një individ, për mikun apo partnerin e vëllait të kryeministrit i cili emërohet në një nga postet e Ministrisë së Mbrojtjes pa qënë dhe pa pasur as eksperiencën më minimale në doktrinën e strukturave të mbrojtjes dhe as i NATO-s.

Këtu kemi të bëjmë me një tentativë që atij i është dhënë një mbrojtje dhe një imunitet që Amant Josifit me gjasë i është dhënë se ka qënë miku dhe partneri në biznes i vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco