Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Lika: Sa herë që qeveria ka nevojë për para shpik ligje për të mbledhur të ardhura

18:29, 13/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Taske Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të folur për hapat e qeverisë për të hapur perseri pikate  lotove në vend ishte, Meri Lika.

Lika është shprehur se sa herë që qeveria ka nevojë për të mbushur buxhetin e shtetit do të nxjerrë një ligj për të sjellë të ardhura dhe në këtë rast ligji i radhës është ai i basteve.

Historia e Ramës me llotot është si ajo e sulltan Muratit ku ndaloi cigaren dhe verën e vrau njerëz por në fund e riktheu prapë, kështu po ndodh dhe te ne. Buxheti i shtetit ka humbur gjithë këto vite dhe paratë kanë shkuar për krimin dhe korrupsionin.

Në vitin e parë ishin vetëm tre shoqëri të licensuara dhe këto nuk arritën ta kontrollonin dot pikat e tyre dhe në një kat pallati kishim 6 lloto dhe një bar normal, sot që do të kemi 10 si do ti kontrollojmë këto pika.

Sa herë që qeveria ka nevoja financiare dhe ekonomike nxjerr patjetër një ligj që do të sjellë para në buxhet. Numri i pikave nuk është në propocion me të ardhurat në buxhetin e shtetit sepse numri i personave që kanë luajtur bixhoz sot është më i vogël pasi kanë emigruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco