‘Basha ‘Raporter’ i KE-së’/ Zhulali: Nuk është post në BE! Njësoj si anëtar i komisioneve parlamentare në Shqipëri

17:01, 13/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali ka folur për mashtrimin skandaloz të Lulzim Bashës në Këshillin e Europës.

Zhulali sqaroi se ka një kakofoni në media se çfarë është ky emërim i zotit Basha, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Bashkimin Europian por për një organizatë tjetër Këshillin e Europës me 46 vende anëtarë, ku dhe Shqipëria është vend anëtar.

‘Autor dhe propozues bashkë me të tjerë i kësaj projekt-rezolutë është edhe zoti Basha si anëtar dhe përfaqësues zyrtar i Parlamentit të Shqipërisë në Komitetin e Monitorimit. Pra nuk është një post që i është dhënë zotit Basha por zoti Basha si deputet i Republikës së Shqipërisë që përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Europës bën punën e tij në një nga komitetet e Këshillit të Europës’, u shpreh Zhulali.

Gjithashtu Zhulali tha se ‘ajo që është e çuditshme është se zonja Tabaku ka qënë ajo që ka pas marrë pjesë si përfaqësuese e PD në delegacionin zyrtar të Shqipërisë, këtë herë është vendosur që në vend të saj të shkojë zoti Basha, sepse kështu janë përcaktuar anëtarët, dikush është përfaqësues i parë dhe një tjetër është përfaqësues zëvendësues. Nëse nuk shkon i pari shkon i dyti’.

Zhulali: Ka një kakofoni në media se çfarë është kjo që po ndodh dhe çfarë është ky emërim i zotit Basha. E para nuk bëhet fjalë për Bashkimin Europian por për një organizatë tjetër Këshillin e Europës me 46 vende anëtarë, ku dhe Shqipëria është vend anëtar. Asambleja Parlamentare që është një nga organete Këshillit të Europës dhe një nga insitutucionet e Këshillit të Europës ka disa komitete pune. Siç janë përshembull komisionet në Parlametin e Shqipërisë.

Në një nga këto komisione ku diskutohen çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e secilit komision dhe në rastin konkret në Komitetin e Monitorimit është propozuar një draft-rezolutë e cila duhet të jetë në shqyrtim sot për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës dhe ka disa masa që propozohen aty se si do të realizohet kjo.

Autor dhe propozues bashkë me të tjerë i kësaj projekt-rezolutë është edhe zoti Basha si anëtar dhe përfaqësues zyrtar i Parlamentit të Shqipërisë në Komitetin e Monitorimit. Pra nuk është një post që i është dhënë zotit Basha por zoti Basha si deputet i Republikës së Shqipërisë që përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Europës bën punën e tij në një nga komitetet e Këshillit të Europës.

Siç marin pjesë të gjithë deputetët shqiptarë në Këshillin e Europës ata janë të gjithë anëtarë në nga komitetet e ndryshme të këshillit.

Më pas brenda këtij komiteti ata zgjedhin të jenë protagonistë ose të luajnë një rol të qënësishëm ose të qëndrojnë krejtësisht pasiv.

Rolin e ‘raporterit’ më herët e ka marrë zonja Bushka mesa mbaj mend unë ajo dikur ishte ‘raportere’ për çështjet e ‘lirisë së shprehjes’, jo se zonja Bushka apo partia e saj politike përfaqëson ndonjë meritë në këtë drejtim përkundrazi, megjithëatë si përfaqësuese e një shteti ajo e mori përsipër këtë detyrë.

Megjithatë qëndrimet e saj apo të çdo përfaqësuesi zyrtar të Republikës së Shqipërisë duhet të përfaqësojnë në radhë të parë qëndrimet e Republikës së Shqipërisë dhe interesin më të mirë tonin bashkë me atyre që ne i quajmë vende partnere.

Edhe zonja Tabaku e cila është një anëtare aktive e komiteteve të ndryshme brenda Këshillit të Europës.

Ajo që është e çuditshme është se zonja Tabaku ka qënë ajo që ka pas marrë pjesë si përfaqësuese e PD në delegacionin zyrtar të Shqipërisë, këtë herë është vendosur që në vend të saj të shkojë zoti Basha, sepse kështu janë përcaktuar anëtarët, dikush është përfaqësues i parë dhe një tjetër është përfaqësues zëvendësues. Nëse nuk shkon i pari shkon i dyti./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco