Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Serwer: Serbisë t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Serwer: Serbisë t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

09:57, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen më 14 shtator në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj. Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga pala kosovare është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe. Profesori amerikan në universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se një Asociacion i ngjashëm me atë që po i kërkohet Kosovës, duhet t’i kërkohet edhe Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë”, thotë ai në një intervistë të shkurtër për Klan Kosova:

Klan Kosova: Derisa faktori ndërkombëtar ka ushtruar vazhdimisht presion mbi palët që të takohen dhe të diskutojnë rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje, a mendoni se Kosova është nën presion më të madh, ndërsa Serbia nën më pak presion?

Daniel Serwer: Evropianët dhe amerikanët kanë dy gjëra të gabuara:

1) Po i japin përparësi prioritetit kryesor të Beogradit (Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe) duke lënë pas dore prioritetin kryesor të Prishtinës (njohjen, nëse jo nga Beogradi, të paktën nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së);

2) Po i bëjnë presion Prishtinës shumë më tepër sesa Beogradit.

Klan Kosova: Nëse PO, atëherë a mund të na thoni se me çfarë preteksti po i bëhet më shumë presion Kosovës (ku ka gabuar Kosova)?

Daniel Serwer: Kosova duhet të riparojë marrëdhëniet e saj me Brukselin dhe Uashingtonin, të cilat janë të tendosura për më shumë se një vit.

Klan Kosova: A konsideroni se masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës janë të padrejtë?

Daniel Serwer: Jo.

Klan Kosova: Derisa Kosova po përballet me këto masa, përfshirë edhe përjashtimin nga “Defender 2023”, a mendoni se ShBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një qasje më të ashpër ndaj Serbisë kur dihet se qeveria e saj nuk është distancuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe nga veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin?

Daniel Serwer: Po, por unë nuk do të citoja Millosheviçin apo Putinin para sjelljeve të fundit të Vuçiqit: inkurajimi për bojkot të zgjedhjeve komunale të Kosovës, nxitja e trazirave kundër trupave të NATO-s, mobilizimi i ushtrisë përgjatë kufirit, kidnapimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës, dhe dekurajimin e Ukrainës për ta njohur Kosovën.

Klan Kosova: A duhet që këtë herë faktori ndërkombëtar të insistojë që palët të nënshkruajnë marrëveshjen e arritur më 27 mars në Bruksel dhe më 18 shkurt në Ohër, në mënyrë që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme?

Daniel Serwer: Nuk mendoj se çelësi është te ligjërisht i obligueshëm. Është te vullneti politik. Dhe mungon vullneti politik, veçanërisht në Beograd.

Klan Kosova: Duke pasur parasysh se ka kaq shumë presion për krijimin e një Asociacioni që i ofron komunitetit serb në Kosovë më shumë të drejta, a mendoni se faktori ndërkombëtar duhet të insistojë që një Asociacion i ngjashëm të themelohet edhe në Serbi për shqiptarët në Luginën e Preshevës?

Daniel Serwer: Po. Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco