Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Bardhi: Basha nuk ka reflektuar! Po mbanë ndezur konfliktin brenda PD-së

21:41, 12/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka folur për zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike.

Bardhi foli për bashkimin e PD-së si mënyrën e vetme për ti bërë opozitë qeverisjes 10 vjeçare të Edi Ramës, duke akuzuar Lulzim Bashën si përçarës të demokratëve.

‘Në projektin që zoti Basha ka nisur brenda PD-së pa diskutim që është pa kthim. Pra fakti flet që nuk ka reflektuar madje ka devijuar të gjithë qëllimin e atij takimi duke marrë një rol që nuk i takon duke folur në emër të faktorëve të jashtëm që nuk i përfaqëson, pasi ai nuk është zëdhënës i askujt sikundër nuk do duhet të mbajë flamurin e përçarjes së opozitës dhe mbajtjes ndezur të konfliktit brenda PD-së’, u shpreh Bardhi.

Intervista: 

Krasta: Është shkëputja e dallueshme dhe e përfolur në publik e zotit Basha pa kthim?

Bardhi: Në projektin që zoti Basha ka nisur brenda PD-së pa diskutim që është pa kthim por unë nuk jam ndarë për arsye personale me zotin Basha. Unë kam gjykuar që rruga që është duke ndjekur zoti Basha është e gabuar. Tani meqë jemi në një situatë vetëm 1 vit e gjysëm larg zgjedhje të ardhshme të përgjithshme, kam gjykuar që secili të vazhdojë të mendojë për zhvillimet brenda PD, por ne nuk mund të qëndrojmë peng i mënyrës apo i asaj që ne dëshirojmë ta shohim apo e mendojmë PD. Të lëmë mënjanë ndasitë, të stopojmë konfliktin, të bëhemi bashkë për gjërat që na bashkojnë pasi është Edi Rama kundërshtia dhe oponenca me të që duhet të na bëjë bashkë. Zoti Basha duhet të reflektojë dhe ti kthehet misionit të tij si opozitar. Nuk dua të bëjë asnjë akuzë por ka pasur një sulm të padenjë ndaj një takimi normal që ne iniciuam për të bërë bashkë 59 deputetët e opozitës.

Krasta: Ju kërkoni që zoti Basha të reflektojë. Ju nuk keni besim që një njeri mund të reflektojë kaq kollaj në rrethanat që është ai.

Bardhi: Deri tani nuk ka reflektuar. Pra fakti flet që nuk ka reflektuar madje ka devijuar të gjithë qëllimin e atij takimi duke marrë një rol që nuk i takon duke folur në emër të faktorëve të jashtëm që nuk i përfaqëson, pasi ai nuk është zëdhënës i askujt sikundër nuk do duhet të mbajë flamurin e përçarjes së opozitës dhe mbajtjes ndezur të konfliktit brenda PD-së./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco