Kalaja: Janë bërë të gjithë 'qelbësirat' bashkë për të penguar opozitën. SPAK sa kohë nuk merr në hetim Ramën dhe Veliajn bën punë me regji

Kalaja: Janë bërë të gjithë 'qelbësirat' bashkë për të penguar opozitën. SPAK sa kohë nuk merr në hetim Ramën dhe Veliajn bën punë me regji

16:51, 10/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites me moderatorin Edvin Parruca, Adriana Kalaja, Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, sezonin e ri politik dhe aferat korruptive të qeverisë Rama.

Kalaja ka renditur disa nga skandalet që kanë bërë bujë në Shqipëri, siç është rasti i vjedhjes së të dhënave të qytetarëve, afera e inceneratorëve, kadastra etj dhe është shprehur se përballë këtyre provave SPAK është treguar apatik dhe ka amnistuar Erion Veliajn dhe Edi Ramën te inceneratorët. Beqja amnistohet për sterilizimin e kështu me radhë.

“Nëse ne do bëjmë një mbledhje të thjeshtë matematikore të të gjitha aferave të qeverisë Rama, ato shkojnë gati 2 miliardë dollarë dëme shkaktuar buxhetit të shtetit. Unë e shikoj si lëvizje me regji atë që bën SPAK-u, sepse të fillosh të marrësh në hëtim dhe të çosh pas hekurave, që shumë mirë e bëjnë, persona të niveleve të ulëta dhe mos marrësh në hetim e të çosh pas hekurave përgjegjësit kryesorë, kjo është veprim me regji. Nëse krahasojmë mospranimin e kësrkesës që ka bërë Veliaj ndaj ish ministrit Cani dhe Ahmetaj, dhe këta të dy të jenë nën hetim dhe SPAK mos marrë dot as sa për sy e faqe Veliaj thjeshtë edhe ta pyes, kjo tregon se SPAK punon me regji.”- u shpreh Kalaja.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në partitë politike, Adriana Kalaja u shpreh se të gjitha veprimet e Bashës vërtetojnë se ai është peng i Ramës. Gjithashtu Kalaja tha se jam e bindur që të gjitha lëvizjet që bëhen për parti të reja, si ajo e Lapajt, apo takimet e Diasporës për votën janë lëvizje të dirigjuara nga mazhoranca për të minuar opozitën.

Të gjithë ata që sot janë me Bashën, po përdorim shprehjen e personit që e përdori në 2013, që sot është ambasador, janë bërë bashkë të gjitha qelbësirat për të mos lejuar Sali Berishën të vijojë veprimtarinë e tij politkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco