Rama vendos krijimin e shoqërisë aksionere, Vasili: Ministrat hajdutë që hanë fshehtas nga ai janë të papranueshëm

Rama vendos krijimin e shoqërisë aksionere, Vasili: Ministrat hajdutë që hanë fshehtas nga ai janë të papranueshëm

12:27, 10/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në daljet e tij të fundit publike është shprehur se Rama emërton vetëm hajdutët në poste të rëndësishëm në kabinetin e qeverisë.

Si duket, ky i fundit tashmë ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Panoramë kjo që po ofrohet qartazi nga kryeministri i vendit i cili duket se se nuk po ‘i toleron’ më hajdutët që vjedhin fshehtas nga ai duke u kthyer kështu në një shqetësim për të.

Në një postimin të bërë disa minuta më parë në faqen e tij zyrtare të Facebook, Vasili ka denoncuar hapur këtë shoqëri të krijuar nga Rama duke u shprehur se ky organizim eshte nje vjedhje po e njejte.

Shkrimi i plotë: 

Operatori i vjedhjeve te perqendruara, qe kumbullat ti haje vetem Rama!
Tashme qe Rama konstatoi se po i hahen kumbulla pas shpines nga ministrat e tij ngriti pak dite me pare: "Operatorin e Blerjeve te Perqendruara", qe kumbullat te hahen vetem ne nje dore.
[▪️] Rama ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.,
[▪️] me kapital 100% shtetëror.
[⁉️] Pra operatori eshte serish i shtetit, me punonjesit e shtetit, me 100% kapital shteteror, por ama ne nje dore te vetme dhe garanton qe kumbullat i ha vetem Rama.
Ministrat hajdute, qe hane fshehtas nga Rama jane te papranueshem, nuk mund te tolerohen më dhe jane kthyer ne shqetesim per kete te fundit dhe ndaj ai ngriti Operatorin e Vjedhjeve te Perqendruara.
E njejta hajduteri dhe te njejtet hajdute pra riorganizohen qe edhe te vjedhin por edhe te jene duarjashte sepse eshte operatori ai qe do vjedhe per llogari te tyre.
Pra sikurse jane betuar publikisht Rama dhe te tijte tani po perpiqen "te vjedhin ndryshe".
Operatori ka gjithashtu edhe qellimin, qe te kamufloje pergjegjesit qeveritare te vjedhjes me tenderat dhe per ti shpetuar kesisoj pergjegjesive perpara ligjit.
Blerjet edhe me pare beheshin te perqendruara ne Ministrine e Brendshme permes Agjencise se Blerjeve te Perqendruara.
Ndaj Operatori i ngritur sot eshte e njejta gje por tashme ne dore te Rames dhe jo te Ministrit te Brendshem.
Ky organizim eshte nje vjedhje po e njejte, por tashme super e perqendruar, qe eliminon vjedhjen e kumbullave pas shpines se Rames, sepse te gjithe kumbullat do ti haje ai vete me perjashtim te ndonje kumbulle te kalbur, qe do t'jua hedhe ne preher vartesve te tij, qe do sillen me mire.
Kanibalizmi shteteror dhe vjedhja masive me tenderat eshte fytyra e qeverisjes se Rames.
Pa fund jane bere e behen tendera me 99.9% te çmimit, te porosituara per klientet hajdute te rilindjes dhe me çmime skandaloze edhe me shume se cmimet me pakice.
Nuk i kane harruar shqiptaret as kapelet e policise 350 euro dhe as plot bëma te tjera ku edhe gjate pandemise u vodh edhe me shumefishin e cmimit edhe tek ushqimet e materialet mjeksore.
Ndaj Operatori i Vjedhjeve se Perqendruara nuk eshte gje tjeter vecse gjethja e fikut perballe hajduterise, qe ka dale lakuriq.
Motua e Rames me Operator apo pa Operator eshte: "te vjedhim kudo, ne çdo gje dhe pa u ndalur".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco