VIDEO/ Petrit Vasili: Rama emëron thjeshtë dhe vetëm hajdutë në qeveri

17:04, 09/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti, njëkohësisht edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se, Edi Rama emëron vetëm hajdutë në qeveri.

Gjatë një interviste dhënë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, Vasili bëri një analizë të situatës politike në vend.

‘Edi Rama nuk flet kurrë për gjëra të rëndësishme, ai flet vetëm për pjesë të asaj që quhet pjesë e pazarit politik të ditës së tij. Një pjesë kryesore për të cilën ai foli ishte, se ne jemi të lumtur, drejtësia funksionon. Por pyetja e madhe është, ç’punë ka ky që flet për drejtësinë, si punon apo si nuk punon drejtësia.

Shqiptarët duan nga kryeministri që të mos emërojë, hajdutë pa fund, njëri pas tjetrit. Ky emëron thjeshtë dhe vetëm hajdutë, dhe pasi i emëron del e thotë, pa pikën e turpit se po punon drejtësia. Po ç’po punon drejtësia, po drejtësia e dimë se si po punon, se po punon me regji dhe është bërë si zyrë e Ramës.

Ç’po punon drejtësia, që thërret hajdutët e tu njëri pas tjetrit. Këtë e kanë vënë kryeministër që të vendosë njerëz që zbatojnë ligjin, që veprojnë në interesin e qytetarëve. Ky zgjedh hajdutë pa fund, thotë që qeveria ime është e shkëlqyer, po bëjmë mrekullira dhe më pas dalin hajdutë, dhe thotë, hajdutët e kanë ata fajin sepse hanë, qershi, kumbulla, apo domate pas krahëve të tij.

Ky emëron hajdutë në qeveri, hajdutë në pushtetin lokal, hajdutë në drejtoritë kryesore të vendit dhe pastaj thotë se po punon drejtësia. Ky duhej të kishte një qeverisje që ta linte drejtësinë pa punë’, tha Petrit Vasili për SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco