VIDEO-SYRI TV/ BE aktivitet në Vilë Bashtovë, kryebashkiaku Qosja: Ti japim identitet qytetit të Kavajës

16:51, 09/09/2023
A+ Aa A-

Për 2 ditë me radhë në Vilë Bashtovë të Kavajës organizohet aktiviteti që promovon kulturën vendase i financuar nga misioni i BE-së në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja i cili deklaroi se shumë shpejt do të inaugurohet muzeu etnografik i qytetit, ndërsa theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që dëshiron ti jap identitetin Kavajës.

Nga SYRI TV

Në kalanë e Vilë Bashtovës po organizohet për 2 ditë me radhe aktiviteti promovues i kulturës, pjesë e projektit ‘Eu4culure’ i financuar nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ne ketë aktivitet perveç interpretimit nga artistet vendas u zhvillua dhe një panair artizanësh e prodhimesh vendase. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Kavajë Fisnik Qosja, i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se shumë shpejt do të inaugurohet muzeu etnografik i qytetit.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ai tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me këdo i cili dëshiron që ti japë identitetin qytetit të Kavajës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco