SYRI TV/ Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, presidenti firmos shkarkimin e ministrave

14:42, 09/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi nga Asambleja e PS-së, ndryshimet në kabinetin e qeverisë, presidenti Bajram Begaj  firmosi këtë të shtunë dekretin për shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe njëkohësisht emërimin e të rinjve. Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali e Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë. Ndërkohë Manastirliu zhvendoset nga Ministria e Shëndetësisë tek e Arsimit, ndërsa vendin e saj e merr Albana Koçiu.  Ministër i Financave emërohet Ervin Metaj.

Nga SYRI TV

Presidneti i Republikës Bajram Begaj firmosi këtë të shtunë dekretin për shkarkimin e ministrave  që largohen nga detyra dhe emërimin  e ministrave të rinj pasi kryeministri Rama shpalli nga Asambleja e PS-së ndryshimet në kabinetin qeverisës. 

Pa asnjë surprizë, kreu i shtetit dekretoi sot propozimet e kryeministrit Rama për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme, të Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë, të Evis Kushit si ministre e Arsimit dhe të Edona Bilalit e Milva Ekonomit, të cilat nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Ndërkohë, ka dekretuar shkarkimin e Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë dhe emërimin e saj si ministrie e Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministrisë së Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mbante pozicionin e Drejtores së Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimajn, që merr drejtimin e ministrit të shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e biznesit, duke zëvendësuar Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë ministre e Financave, rikthehet në kabinet në postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur nga Frida Krifca.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 4 shtatorit,  kryeministri Edi Rama  njoftoi shkrirjen e  gjysmës së kabinetit të tij qeveritar në një fjalim prej më shumë se 90 minutash, ku mes të tjerash la të kuptohej qarte se SPAK do të godiste sërish zyrtarë të lartë nga radhët e Partisë Socialiste.

Në këtë asamble, Rama bëri ndryshime edhe në Sekretariatin e partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco