SYRI TV/ PD: Kryebashkiaku i Matit përdor pushtetin, procedon përmes vëllait për të fituar kontrata publike

12:53, 09/09/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në  PD, Genta Vangjeli  denoncoi përdorimin e pushtetit nga kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj. Në një dalje për mediat, Vangjeli deklaroi se Malaj procedon përmes vëllait të tij Fatos Malajt, i cili zotëron 5 shoqëri tregtare, përmes së cilave ka përfituar kontrata me para publike. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë abuzimet

Nga SYRI TV

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun socialist të Matit se po përdor pushtetin dhe procedon përmes vëllait të tij për të përfituar kontrata private me para publike. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja e departamentit të Antikorrupsionit, Genta Vangjeli bëri publike 5 shoqëritë tregtare që sipas saj posedon vëllai i Agronit, Fatos Malaj, përmes së cilave kanë përfituar miliarda lekë nga buxheti i shtetit.

Teksa citon të dhënat e Sektorit Juridik, Vangjeli theksoi se ka pasur 5 raste të punonjësve që janë ankimuar në gjykatë ndaj bashkisë Mat për largime nga puna pa shkaqe të arsyeshme ligjore, për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe vendimi ka marrë formë të prerë.

Në emër të PD-së dhe banorëve të bashkisë Mat, Vangjeli i drejtoi disa pyetje publike SPAK-ut ndërsa i bëri thirrje të hetojë menjëherë abuzimet.

Sipas PD, detyra e kryetarit të bashkisë është që t’i shërbejë komunitetit duke përmirësuar/lehtësuar jetesën e tij dhe jo të shumëfishojë milionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco