VIDEO/ Korreshi: Lulzim Basha nuk do të jetë kurrë kryetar i grupit parlamentar

18:46, 08/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti Saimir Korreshi, i ftuar në ‘Syri dixhital’ me moderatorin Bledi Marku në SYRI TV, ka folur edhe për vetëemërimin e Lulzim Bashës si kryetar i grupit parlamentar.

Korreshi është shprehur se, Basha nuk do të jetë kurrë kryetar grupi parlamentar.

I pyetur nga moderatori Marku, në lidhje me situatën e krijuar në mbledhjen e parë të kuvendit në 4 shtator, kur Lindita Nikolla njoftoi se Basha ishte bërë kryetar grupi, Korreshi tha se ‘Nikolla dukej si spikere që jepte njoftimet’

‘Absolutisht nuk e njoh Lulzim Bashën si kryetar i grupit parlamentar të PD. Nuk do të jetë kryetari i grupit parlamentar, këtë ta keni bindje. Për mua do të vazhdojë të qëndrojë kryetar i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Basha është pjesë e grupit parlamentar dhe nuk do të jetë kurrë ndonjëherë kryetar grupi.

Nëse ndryshojnë numra, nëse ai do të ketë më tepër se 19 deputetë që të votojnë pro zgjedhjes së bashës në krye të grupit parlamentar, por deri atëherë nuk do të jetë në krye të grupit parlamentar.

Edhe ata 10 që janë me Bashën, nëse i pyet nëse e njohin Gazment Bardhin si kryetar grupi parlamentar, mund të jetë 1-2 që nuk e njohin, se të tjerët e njohin Bardhin’, tha Saimir Korreshi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco