Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Milaqi: Vota e emigrantëve ka ngecur te vullneti i partive politike

Milaqi: Vota e emigrantëve ka ngecur te vullneti i partive politike

17:54, 08/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri. TV, Bledar Milaqi, përfaqësues i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka folur rreth ndryshime të domosdoshme ligjore për të mundësuar votën e emigrantëve.

Përfaqësuesit e lëvizjes shprehen optimistë për punën e tyre dhe shprehen se kjo gjë ka ngecur vetëm te vullneti i partive politike.

“Drafti për Dialog i propozuar nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” është një propozim që nuk bie ndesh me kushtetutën dhe është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vota kontribuon që personi të mbajë të fortë lidhjen me vendlindjen. Shmangia e votës së emigrantëve është një padrejtësi ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit”.- u shpre Milaqi.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka propozuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhorë që Shqipëria të ketë sistem proporcional kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco