'Rama të lëshon, Rama s’të mbron'/ As Taulant Balla nuk i zë besë Ramës, heq dorë nga kontrolli i tenderimeve

'Rama të lëshon, Rama s’të mbron'/ As Taulant Balla nuk i zë besë Ramës, heq dorë nga kontrolli i tenderimeve

21:08, 07/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që heq Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme. Pra blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror.

Sipas këtij vendimi, nga sot Ministria e Brendshme nuk do të bëjë më tendera.

Ajo që është interesante është fakti së këtë propozim në qëveri e ka bërë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili nuk është se njihet për ndershëmri dhe burrë që nuk do të përzihet me tenderat, por mesa duket edhe atë e ka kapur paniku nga ngritja e ndonjë kurthi nga Rama, dhe është frikësuar se mos e pëson shpejt si Tahiri, Ahmetaj & CO.

Rama e përmendi në Asamble, kur iu drejtua socialistëve, ““Më dëgjoni mirë, ju dhe socialistët që falë Zotit janë shumë pak ata që qarkullojnë atë fjalën e “Rama të lëshon, Rama s’të mbron”.”, duket që kjo thënie ka marrë përmasa të mëdha në radhët e socialistëve dhe jo siç pretendoi Rama në Asamble se socialistët që e thonë janë të pakët. Dhe përmasa është aq e madhe sa as ministri më i rëndësishëm nuk ka më besim të Edi Rama.

Ka edhe një detaj tjetër të rëndësishëm në këtë ndryshim të miratuar nga Këshilli i Ministrave, veç masave të marra për ta ruajtur veten nga Rama duke hequr nga përgjegjësia tenderat, ajo që është më me shumë rëndësi është fakti që Taulant Balla është kujdesur që ta tregojë këtë gjë. Është kujdesur që ta tregojë me të madhe se Edi Ramës nuk i zihet besë. Të gjitha mediat që njihen për një afërsi me ministrin e ri të Brendshëm e kanë vënë qëllimisht theksin te kërkesa e Ballës për të hequr nga varësia e tij tenderimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco