Rama tha se 'Open Balkan' e kreu misionin, por panairi 'shend e verë' do të bëhet në Beograd nën kujdesin e qeverisë së tij dhe asaj të Vuçiçit

Rama tha se 'Open Balkan' e kreu misionin, por panairi 'shend e verë' do të bëhet në Beograd nën kujdesin e qeverisë së tij dhe asaj të Vuçiçit

17:57, 07/09/2023
A+ Aa A-

Në fillim të verës, Edi Rama, tha se procesi i “Open Balkan” e kreu misionin e tij dhe tani do kalojmë sërish te Procesi i Berlinit.

Por nga ana tjetër, për të dytin viti radhazi, në Beograd do të mbahet panairi i verërave nga Ballkani i Hapur (Wine Vision by Open Balkan)

Panairi i dytë ndërkombëtar i verërave, do të mbahet nga data 16 deri më 19 nëntor 2023 në Panairin e Beogradit, nën kujdesin e qeverive të Republikës së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Beogradi do të jetë në fokusin e publikut evropian dhe botëror si kryeqyteti i verës, turizmit të verës dhe gastronomisë së famshme dhe Serbia do të ngrejë përsëri një dolli, për nder të ngjarjes më të suksesshme të verës që feston suksesin dhe aftësinë e industrisë së verës.

Tashmë, “Wine Vision by Open Balkan” qëndron krah për krah me tre panairet më të mëdha të verës në Evropë. Vitin e kaluar, panairi i parë mblodhi më shumë se 350 ekspozues, nga të cilët më shumë se 230 ekspozues ishin nga vendet e iniciativës së Open Balkan. Falë suksesit të jashtëzakonshëm të eventit të mëparshëm, në nëntor të këtij viti, “Wine Vision by Open Balkan” do të presë më shumë se 530 ekspozues, dhe përveç kantinave dhe distilerive, distributorë, përfaqësues të rrjetit HoReCa dhe institute të njohura nga më shumë se 20 vende, do të prezantohen gjithashtu. “Ëine Vision by Open Balkan” ia atribuon suksesin e tij faktit se ofron një mundësi të paçmuar për të krijuar lidhje, shkëmbim idesh dhe krijuar mundësi biznesi që formësojnë të ardhmen e industrisë së verës.

Suksesi i këtij panairi, në fakt, tregon edhe se kush do ishte i fituari i vetëm i iniciativës “Open Balkan”, Beogradi. Kalorës i së cilës u bë kryeministri shqiptar.

Dhe mesa duket, përkundër asaj që ka deklaruar, vazhdon ta mbështesë këtë iniciativë në heshtje ende.

Më shumë informacion rreth “Ëine Vision by Open Balkan” mund të gjeni në faqen e internetit: https://www.fair.openbalkan.com/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco