Bardhi: Jam ulur me Berishën se ndajmë shqetësim të përbashkët, Shqipëria duhet të ketë opozitë

Bardhi: Jam ulur me Berishën se ndajmë shqetësim të përbashkët, Shqipëria duhet të ketë opozitë

12:58, 07/09/2023
A+ Aa A-

Bashkë-organizatori i tryezës së deputetëve të Partisë Demokratike, deputeti Gazment Bardhi ka folur sot në një intervistë në Euronews Albania në lidhje me mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë midis deputetëve demokratë të të dyja palëve.

“Ajo që mendon Berisha për mua apo unë për Berishën, pasojat t'i vuajë Shqipëria apo populli opozitar. Ne kemi qenë prej dy vitesh duke u marrë me njëri-tjetrin. Çdo pjesë e PD-së është dobësuar dhe më  besoni se jemi duke rrezikuar shkrirjen totale të PD-së dhe lënien e vendit pa opozitë.

Unë nuk zgjodha askënd. Unë kam thirrur një mbledhje për të unifikuar qëndrimin e opozitës parlamentare në aksionin parlamentar dhe politik të vendit.

Unë nuk mendoj njëlloj si Berisha për disa çështje, por ka shumë çështje që unë dhe Berisha ndajmë të njëjtin shqetësim. Unë nuk kam shkuar të sqaroj gjërat personale me Berishën. Unë jam këtu për një opozitë të unifikuar”- tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco