Në konferencë me Osmanin, Begaj: Dialogu, rruga e paqes. Shqipëria mbështet Kosovën në proceset integruese

Në konferencë me Osmanin, Begaj: Dialogu, rruga e paqes. Shqipëria mbështet Kosovën në proceset integruese

12:02, 04/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur sot një vizite dyditore në Tiranë, ku u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Begaj, i uroi mirëseardhjen në shtëpi presidentes Osmani, duke theksuar se Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike.

Begaj zbuloi një pjesë të bisedës që zhvilloi me Osmanin duke nënvizuar se dialogu është rruga e paqes dhe një nga pikat më të rëndësishme që duhet të vijojë në mënyrë që t’i jepet zgjidhja përfundimtare.

Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.

Begaj: Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja kryesore u përqendrua në forcimin e thellimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik në të gjitha aspektet. Nënvizova se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë shumë të mira dhe se duhet të udhëhiqemi gjithmonë nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet, ekonomik, politik, social e kulturor, si dhe për të avancuar në proceset integruese euro-atlantike.

Presidenti shtoi se karakteri strategjik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës është me rol unik në stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të gjithë rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco