Denoncimi/ PD: Kompania e Zotos mori 244 pagesa nga 16 institucione në vlerën e 65.9 mld lekësh

Denoncimi/ PD: Kompania e Zotos mori 244 pagesa nga 16 institucione në vlerën e 65.9 mld lekësh

11:37, 04/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë një denoncim sa i takon kompanisë së inceneratorëve Integrated Energy sa i takon pagesave të institucioneve shtetërore për Klodian Zoton.

Në postimin e bërë në faqen e Facebook, Denoncime Publike PD, theksohet se, Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 prill 2018 deri në 23 gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.

Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

‘Paratë e vjedhura kërkojani Edi Ramës, Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë’, thuhet në denoncim.

Postimi i plotë:

Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.

Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:

Bashkia Tirane -151 transaksione

Bashkia Durres - 21 transaksione

Bashkia Vore - 14 transaksione

Bashkia Kavaja - 23 transaksione

Ministria e Kultures- 13 transaksione

Gjykata e larte - 4 transaksione

INUK - 1 transaksion

Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit - 1 transaksion

Drejtoria e Pergjithshme eTatimeve - 1 transaksion

Drejtoria e informacionit te Klasifikuar - 2 transaksione

Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit - 5 transaksione

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave - 1 transaksion

Aparati Qendror INSTAT - 1 transaksion

Spitali Distrofik - 2 transaksione

Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë - 2 transaksione

Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim.

Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.

Kur dëgjoni emrin e Klodain Zotos që përsëritet…

Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës,

Klodian Zoto në Inc e Elbasanit,

Klodian Zoto në Inc e Fierit,

Klodian Zoto në landfillin e Vlorës,

Klodian Zoto në Bashkinë Durrës,

Klodian Zoto në Bashkinë Vorë,

Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj…

Pyeteni veten: cfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë.

Ky njeri quhet Edi Rama.

Paratë e vjedhura kërkojani atij.

Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco