Task Forca Anti-Korrupsion/ PD me faqe të re në Facebook për denoncimet e qytetarëve

Task Forca Anti-Korrupsion/ PD me faqe të re në Facebook për denoncimet e qytetarëve

11:12, 04/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Shqipërisë ka hapur një faqe të re në rrjetin social Facebook për denoncimet e qytetarëve.

Në njoftimin për shtyp theksohet se pas krijimit të Task Forcës Anti-Korrupsion, me zëdhënëse të anti-Korrupsionit zonjën Genta Vangjeli, sapo është hapur edhe një faqe e rë në Facebook me qëllim denoncimin qytetar.

Partia Demokratike fton të gjithë ata që preken apo janë dëshmitarë të korrupsionit që të shkruajnë.

Njoftimi i Partisë Demokratike: 

Pas krijimit të Task Forcës Anti-Korrupsion, duke emëruar si zëdhënëse të anti-Korrupsionit zonjën Genta Vangjeli, e cila denconcon çdo javë me fakte nga foltorja e selisë qendrore vjedhjet dhe abuzimet qeveritare apo në pushtetin lokal, sapo është hapur edhe një faqe e rë në Facebook me qëllim denoncimin qytetar.

Partia Demokratike fton të gjithë ata që preken apo janë dëshmitarë të korrupsionit të na shkruajnë. Vec faqes në Facebook është hapur edhe një adresë emaili ku të gjithë ata që kanë një denoncim të mund të adresojnë dokumentacionin apo indiciet e tyre: antikorrupsioni@pdsh.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco