SYRI TV/ Berisha mbledh Grupin e PD: Parlamenti në funksion të Ramës dhe krimit

12:36, 01/09/2023
A+ Aa A-

Para nisjes së sesionit të ri parlamentar, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë blu nga ku i kërkoi deputetëve të intensifikojnë përpjekjet dhe denoncimet kundër regjimit.  Ai akuzoi kryeministrin se është izoluar në rajon dhe nuk pranohet nga 2 homologët e vendeve fqinj,  ndërsa shtoi së është  Edi Rama fajtor në çështjen McGonigal. Berisha shtoi se opozita do ta ridërgojë dosjen në SPAK dhe se do të bëjë gjithçka për krijimin e komisionit hetimor për aferën Rama - Mcgonigal

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi këtë të premte grupin parlamentar para nisjes së sesionit të ri, ku u bëri thirrje deputetëve që të intensifikojnë përpjekjet dhe denoncimet kundër keqqeverisjes. Ai akuzoi parlamentin se është në funksion të Edi Ramës, krimit dhe drogës, ndërsa theksoi se opozita do të bëjë gjithçka për të fituar betejën kundër regjimit

Berisha akuzoi Edi Ramën se është i vetmi kryeministtër në rajon që është izoluar dhe nuk pranohet nga dy homologët e vendeve fqinj, duke sjellë në vëmendje marrëdhëniet e ngrira me Greqinë për shkak të burgosjes së Fredi Belerit si dhe ndërhyrjet e tij në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke sulmuar Albin Kurtin dhe vendosur sanksione Kosovës

Teksa u ndal te afera Rama-Mcconigal, Berisha deklaroi se  opozita do të bëjë gjithçka që të krijohet komisioni parlamentar hetimor dhe do ta dërgojë sërish dosjen në SPAK.

Kryedemokrati hodhi akuza ndaj kryebashkikut Eron Veliaj se po dikton hetmet për aferën me djegësat, ndërsa shtoi se SPAK po amniston Veliajn e Beqjan me urdhër të Ramës.

Sipas liderit demokrat,  Porti i Durrësit dhe  koncensioni i Butrintit janë aferat e reja në horizont për të cilën PD dhe opozita duhet të bëjë çdo betejë për të mos lejuar  përpjekjet antiligjore të qeverisë në kurriz të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco