Berisha: A ju kujtohet zjarri që u vu në arkivin e Shëndetësisë? Beqaj e organizoi për të zhdukur dokumentet

Berisha: A ju kujtohet zjarri që u vu në arkivin e Shëndetësisë? Beqaj e organizoi për të zhdukur dokumentet

11:43, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka rikthyer sot në vëmendjen e opinionit publik, zjarrin që ra tri vjet më parë, në 15 prill 2020 në Ministrinë e Shëndetësisë duke e lidhur me hetimet që po zhvillohen sot nga SPAK në kët ministri për koncesionin e Sterilizimit dhe tenderat.

 Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së se “kanë hetuar 3 vite me kontratë falso dhe vetëm pasi i denoncuam ne këtu, dolën e thanë se e kemi gjetur kontratën! Po pse?! Sepse Ministria e Shëndetësisë e zhduku kontratën.

A ju kujtohet zjarri që u vu në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë?! Beqja organizoi zjarr për të zhdukur dokumentet. Kishte vendosur 7 firma, 7 kontrata origjinale ekzistojnë.”

Thyerjen e dyerve të zyrave në Ministrinë e Shëndetësisë më 15 maj dhe zjarrin që e pasoi disa orë me vonë, e zbardhi Bardh Spahia i departamentit të Shëndetësisë në PD, gati një muaj më pas, pasi skandali u fsheh me kërcënime. Spahia e quajti “Banditizëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpërthehen zyrat në katin e zyës së tenderave”.

Deklaratën e Spahisë mund ta ndiqni më poshtë./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco