'Rama, turpi i shqiptarëve, i vetmi në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinje'

'Rama, turpi i shqiptarëve, i vetmi në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinje'

10:35, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, e konsideroi kreun e qeverisë, Edi Ramën, si më të diskredituarin në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos, në fjalën e tij para grupit Parlamentar të PD.

"Vera e nxori lakuriq Edi Ramën, - vërejti Berisha. -  Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë, asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij. Mjafton të rikujtoj këtu qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve.

U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim.

Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte.

Edi Rama është turpi i Shqipërisë, turpi i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj, që refuzohet në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është i zbërthyer tani totalisht, i lidhur këmbë e krye me krimin, drogën, vjedhjen." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco