Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qeveria u shpërblen mundin 'patronazhistëve'/ 130-mijë punonjës të administratës u hapet rruga për të aplikuar për programet sociale

Qeveria u shpërblen mundin 'patronazhistëve'/ 130-mijë punonjës të administratës u hapet rruga për të aplikuar për programet sociale

16:54, 31/08/2023
A+ Aa A-

Administrata Publike nën qeverisjen socialiste është kthyer në një strukturë e mifilltë politike e cila përdoret si makinë elektorale për të grabitur zgjedhjet. Një strukturë e tejfryrë, e pa aftë dhe e përdorur politikisht me patronazhisti e akt1visti në të gjitha nivelet i ka rezultuar e efktshme Rilindjes në grabitjen e zgjedhjeve. Për këtë arsye qeveria Rama ka vendosur t'i 'shpërblejë' duke i bërë edhe pjesë të skemave sociale, sikur të mos mjaftonte niveli i lartë i korrupsionit të administratës, tashmë do marrin edhe nga buxheti i shtetit sërish.

Para pak kohësh qeveria dhe Parlamenti i rriti shumëfish rrogat vetes, tani po shpërblejnë edhe shërbëtorët e tyre politikë që vjedhin vota, e së bashku vjedhin Shqipërinë.

 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e reja në ligjin për strehimin social. Sipas këtij ligjim që ka hyrë në fuqi, punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit të kredive të buta për të përfituar kredi me 0% interes në blerjen e një shtëpie.

Ligji parashikon që, me vendim të Këshillit të Ministrave, çdo vit do të hapen kuotat, ndërsa për vitin 2023, qeveria vendosi të hapë 300 kuotat e para, të ndara në mënyrë të barabartë për mjekët, policët dhe ushtarakët. Ky është vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare që ka hyrë në fuqi.

Sipas vendimit, aplikimet e kandidatëve do të shqyrtohen bazuar mbi një sistem pikëzimi. Për policët, që të kualifikohen për programin, ata duhet të jenë të martuar. Kriteret e strehimit përfshijnë mospasjen e një banese në pronësi, kriter tjetër është jetesa në banesa në rrezik shembje si rezultat i fatkeqësive natyrore, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familje që humbasin banesën si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, janë banues në shtëpi që do tu prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.

Për këto kategori kushte të tjera përfshijnë pagën të një niveli të përcaktuar me VKM dhe mos të kenë pak se dy vite të punësuar në administratën publike. Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive. Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur punonjësi i administratës jep dorëheqjen pa kaluar pesë vite pas miratimit të kredisë ose shkarkohet me shkelje. Ndërkohë me kredi me 0% interes do trajtohen familjet e policëve të rënë në detyrë. Gjithashtu në ligjin e ri, termi, çift i ri është zëvendësuar me familje e re. Por, anëtari i familjes së re, që do bëjë kërkesë të hyjë në programin e strehimit nuk mund të jetë mbi 38 vjeç. Ndryshime ka edhe për termin të ardhura familjare, ku sipas ligjit do të përfshihen ato që sigurohen nga pagat, veprimtaria ekonomike, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme. Për kërkesat e strehimit social në çdo bashki aplikimet do të kalojnë në “e-Albania”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco