Vokrri: Protesta kanë ndalur në Veri të Kosovës, jemi të hapur të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

19:51, 30/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e  orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar situatën në Veriun e Kosovës ishte zv. Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Vokrri është shprehur se kërkesa e ndërkombëtarëve për të liruar godinat nga kryetarët e zgjedhur nuk është normale por ne jemi të hapur që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

"Në aspektin e sigurisë në Leposaviç situata është normale nuk ka më protesta por ka  tubime sporadike të personave të cilët janë pjesë e strukturave paralele të serbëve të lidhur me regjimin e Vuçiçit. Ka një prirje të shumicës së qytetarëve të integrohen dhe të bashkëpunojnë me kryetarin e komunës, Lulëzim Ethemi.

Kryetari i komunës po qëndron në godinë por kjo nuk është normale që të qëndrojë i mbyllur tre muaj brenda komunës por po përpiqet që të drejtojë si një kryetar normal.  Në shumë aspekte ai po ja del dhe është përtej pritshmërisë edhe pse ka probleme të shumta. Deri tani janë punësuar mbi tredhjet punëtorë ku shima prej tyre janë serbë edhe kjo ka bërë që ai të rrisë popullaritetin e tij në këtë komunë.

Nuk është një kërkesë e drejtë nga ana e ndërkombëtarëve që të vijohet puna nga zyra alternative  sepse ai është një kryetar i zgjedhur dhe këto institucione ndërkombëtare e përdorin si argument pjesëmarrjen në zgjedhje ishte e ulët. Ky kryetar është i zgjedhur dhe në qoftëse jep dorëheqjen nuk do të ketë kush ta drejtojë komunën, edhe pse jemi përpjekur që të përmbushim kërkesat e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme por ngulja këmbë e largimit të kryetarëve nga godinat institucionale nuk është kërkesë e drejtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco