SYRI TV/ ‘Po i bën presion Gjykatës’, Berisha: Rama po mbron aferën e sterilizimit

14:39, 30/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar mbrojtjen që Edi Rama i bëri koncesionit të Sterilizimit, edhe pse Gjykata kërkoi nga ILDKP verifikimin për ndërprerjen e kontratës. Sipas Berishës, Rama faktoi se është ai dhe Ilir Beqja përfituesit e vërtetë të këtij koncesioni, ndaj dhe dje i bëri presion Gjykatës që të mos e sekuestrojë. Kryedemokrati akuzoi SPAK se po amniston këtë aferë, edhe pse është faktuar korrupsioni dhe pagesat fiktive 80 herë më të larta.

Syri tv

Aferën e dytë të shekullit pas inceneratorëve e cilësoi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha koncesionin e sterilizimit teksa theksoi se përfituesit e vërtetë  janë Edi Rama dhe Ilir Beqja. Në një dalje për mediat nga seliu blu, Berisha denoncoi mbrojtjen që Rama i bëri sterilizimit edhe pse Gjykata kërkoi nga ILDKP verifikimin për ndërprerjen e kontratës. Lideri i opozitës  akuzoi kreun e qeverisë se po i bën presion Gjykatës që të mos sekuestrojë koncesionin korruptiv.

Sipas Berishës kontrata e sterilizimit  është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit, dhe se kostoja e saj është 80 herë më e lartë se në shtet.

Krydemokrati akuzoi SPAK-un se ka amnistuar Ilir Beqjen e po ashtu edhe kontratën koncesionare të sterilizimit duke mos e shpallur atë të pavlefshme.

Berisha deklaroi se në baze të kodit të proceduarve administrative, SPAK duhej të urdhëronte Ramën e Beqajn që të kthejnë mbrapsht paratë e vjedhura.

Sipas ish kryeministrit, Rama dhe Beqja po bëjnë gjithçka që të vijojnë vjedhjen, por qytetarët do të bëjnë të  pendohen për çdo qindarkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco