VIDEO/ Duleviç: Shqipëria do të ndërtojë central bërthamorë për interesin e Italisë, zona ku do vendoset...

20:15, 29/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të folur mbi rreziqet dhe përfitimin e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri ishte eksperti i energjisë, Azmer Duleviç.

Duleviç është shprehur se qeveria jonë ka rënë dakord të ndërtohet një central bërthamor në zonën mes Vlorës dhe Fierit  dhe energjia e prodhuar nga ky central do të shkojë në Itali.

"Kam dëgjuar për problemet që ka Italia me sistemin elektro-energjitik por çfarë lidhje ka Shqipëria në këtë mes, pasi TEC Nuklear që dot ndërtohet është posaçërisht për shtetin italian ndërsa ne do të kemi vetëm rreziqet e saj.

Në fillim ajo ishte projektuar në Shkodër por kohët e fundit zona më e përshtatshme për qeverinë për shkak të afërsisë me Italianë do të ndërtohet në mes Vlorës dhe Fierit. Për një arsye shuam të thjeshtë që qytetarët duhet ta dinë është s ene  nuk kemi referendum për këtë çështje, Italia vetë nuk ka asnjë central pasi janë ndaluar me referendume nga populli italian.

Në 2011 është bërë një referendum nëse italianët duhet të furnizohen me energji nukleare dhe mbi 90% janë shprehur jo. Pse duhet që shteti ynë do të marrë përsipër rreziqe të mëdha për të ndërtuar këtë central shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco