VIDEO/ Vokshi: Hetimi i SPAK i vonuar dhe i paplotë, tenderat në shëndetësi janë bërë me urdhërin e Ramës

20:01, 29/08/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të folur mbi tenderat dhe koncesionet korruptive në shëndetësi ishte deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se tenderat në shëndetësi janë bërë me urdhërin direkt të Ramës dhe se hetimi i SPAK është i vonuar dhe i paplotë pasi arrestimet duhet të nisnin me Ramën në fillim.

"Pas ilir Beqajt mbrojtësi më i madh i koncesioneve në shëndetësi është Edi Rama. Kjo vërteton qartë se ka qenë ai porositësi dhe çdo veprim është bërë me dijeninë dhe direktivat e tij. Rama ka informacion për çdo gjë që ndodh në pushtete dhe ka kontroll të plotë.

Ju lidhët raportin e KLSH për gjendjen skandaloze dhe mungesën e trajtimit shëndetësor të personave me sëmundje të rëndë. Rama po mashtron për të fshehur një prej krimeve më të rëndë që kanë ndodhur me koncesionet në shëndetësi.  Rama sot edhe një herë ka mbrojtur një krim me kosto shumë të lartë financiare dhe me një kosto shumë të madhe me shëndetin por edhe me jetën e qytetarëve shqi0ptarë.

Nuk mund të ketë drejtësi nëse nuk mbajnë përgjegjësi Rama dhe Beqja, hetimi i SPAK është i vonuar edhe sepse është arrestuar koncensionari, zv ministri dhe 6 persona të tjerë por kryesorët nuk arrestohen por sot Rama dhe Manastirliu vrapuan në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për të mashtruar përsëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco