VIDEO/ Skandali me qendrën e sterilizimit, Alimehmeti: Rama ia kaloi privatit dhe bën sikur s’ka ndodh asgjë

VIDEO/ Skandali me qendrën e sterilizimit, Alimehmeti: Rama ia kaloi privatit dhe bën sikur s’ka ndodh asgjë

18:19, 29/08/2023
A+ Aa A-

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se kryeministri Rama po vepron sikur nuk po ndodh asgjë në lidhje meskandalin e qendrës moderne të sterilizimit.

Alimehmeti ka deklaruar se ish-ministri Ilir Beqaj ka qënë i informuar për këtë sistem që në vitin 2012.

Në një lidhje me Skupe për SYRI TV , Alimehmeti thotë  se SPAK është duke hetuar moskryerjen e shërbimeve nga ana e shtetit, pasi kanë qënë të gjitha mundësitë dhe që tashmë këtë sistem ia kanë dhënë privatit.

“Kjo është një metodë për të çuar përpara një lloj informacioni për njerëzit sikur asgjë spo ndodh, sikur gjithçka është në rregull. Që prej vitit 2012 ka qënë i informuaj ministri Beqaj asokohe,  përmes drejtoreshës së spitalit Manastriliu që tani është ministre, se ky sistem ishte i pranishëm dhe nuk po vihej në punë.

Me shkresë zyrtare e informon dhe nuk vendoset në punë ky sistem i cili nga sistemi i lartë i kontrollit  të shtetit thotë shumë qartë që ka pasur kapacitete për ta bërë të gjithë të mundur sterilizimin për të gjithë Shqipërinë në shifrën rreth  3000 ndërhyrjesh, e cila ndodhet dhe në raportin e fizibilitetit që ngriti komisionin , e që tani është në hetim, por është një numër ndërhyrjesh që bënte një sens  dhe qëndron aty sepse për 21-shin po për këto shifta flet KLSH-ja.  Do të thotë: sistemi publik i kishte të gjitha mundësitë ta kryente këtë sistem vetë pa iu drejtuar konçensionarit. Ishte një investim i bërë që prej vitit 2012 dhe i pa futur në punë, mjaftonte të futej në punë, të merrej stafi në punë, të plotësohej me ndonjë nevojë që mund të mungonte dhe kjo është edhe shkresa e zotit Shkëlqim Cami, aso kohe ministër i financave që ja drejton ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe i thotë se pse do të kalojnë me konçension kur mund të bëhet me rrugën e prokurimeve publike. Problematika nuk është se nuk po duam sterilizimi, problematika e cila është kapur nga SPAK dhe gjykata thotë se për këtë shërbim e ka pasur mundësinë shteti ta kryente vetë, janë paguar përmes këtij konçensioni mbi 100 milion euro në mënyrë të abuzuar një kompanie private.

Problemi i tredhe dhe më i rëndësishëm është për shkak se u fryen kaq shumë këto çmime që nuk kishin kurrsesi të ishin kaq të larta, 13,5 milion euro në vit  ndërkohë që më parë në vitin 2011-2022 është kalkuluar një shifër afër 250-300 mijë euro. Këtu kemi një diferencë shumë të madhe. Këto mungesa parash janë investime të cilat i janë hequr nga sektor të tjerë  të shëndetësisë  të cilët i mungojnë në shërbime sot pacientëve dhe nga krahu tjetër është që për të mbajtur të kontrolluara këto kosto kaq të fryera nuk kishte rrugë tjetër ngasistemi shëndetësor  sesa të detyronte mjekët përmes shkresave të kufizonin numrin e operacioneve. Kjo patjetër është në dëm të njerëzve.

Nuk mund ta mbulojmë djellin me shoshë dhe të themi se probleme nuk ekzistojnë. Ajo që bëri zoti Beqaj dhe komisioni i tij i fizibilitetit është që këtë sistem ja dhuroi privatit. Para publike që ja dhuroi privatit  dhe ky i fundit duke përdorur sistemin që e kishim paguar ne, na kërkonte para të tjera për ta vënë në punë.”

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco