VIDEO-SYRI TV/ Primaret e Kukësit, Sinamati: Proces, tërësisht demokratik

12:09, 27/08/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme zhvillohen primaret në Kukës, ku kandidati fitues do të garojë për zgjedhjet bashkiake të 24 shtatorit.

Drejtuesi lokal i demokratëve, ish-kandidati në zgjedhjet e 14 majit, Admir Sinamati, i cili ka votuar në primare, duke folur për SYRI TV është shprehur se ky është një proces tërësisht demokratik.

Sinamati ka sqaruar edhe tërheqjen e tij, duke u shprehur se ‘jam së bashku me demokratët në këtë sfidë. Nuk e kam parë aktivitetin tim personal të ndarë nga shumica e demokratëve kuksianë, jam pjesë e këtij ekipi qoftë edhe si ndihmës i ekipit të PD-së në 24 shtator’, tha Sinamati.

‘Është një proces tërësisht demokratik, i bazuar në statutin e PD dhe si i tillë, edhe për shkak të pjesëmarrjes, për shkak edhe të verdiktit të anëtarësisë së PD-së, i bëhet një nxitje elektoralit.

Nisur nga konkurrentët, cilësia e tyre, unë kam besim se do të jetë një proces shumë i frytshëm, që do të japë një kontribut të madh, është si një gur kilometrik i fitores së PD-së në datën 24 shtator.

Unë nuk jam tërhequr, jam së bashku me demokratët në këtë sfidë. Nuk e kam parë aktivitetin tim personal të ndarë nga shumica e demokratëve kuksianë, jam pjesë e këtij ekipi qoftë edhe si ndihmës i ekipit të PD-së në 24 shtator.

E drejta e kandidimit ka qenë e lirë, por unë kam qenë i mendimit se dikush tjetër duhet ti prijë demokratëve në 24 shtator. Ka qenë një vendim thjeshtë personal, i konsultuar edhe me një pjesë të njerëzve, dashamirësve, edhe pse ka pasur rezistencë, që unë të vazhdoja këtë garë, e çmova si të nevojshme dhe të arsyeshme, që dikush tjetër duhet të vijojë përballjen në 24 shtator.

Realiteti aktual politik është tmerrësisht favorizues për kandidatin e PD-së, siç e kam thënë edhe në njoftimin tim, isha si pjesë e një konsensusi të madh qytetarë dhe demokratësh,’, deklaroi Admir Sinamati në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco