Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Berisha: Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës

VIDEO/ Berisha: Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës

10:29, 27/08/2023
A+ Aa A-

Demokratët kuksianë votojnë sot në procesin e primareve, për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Kukësit, zgjedhje që do të zhvillohen në datën 24 shtator.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë proces, duke shkruar se pjesëmarrja në primare është masive.

‘Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës!

Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese!’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

Procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë PD dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’ Kukës, kati i dytë. Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 dhe përfundon në orën 18.00

Emrat e kandidatëve:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco