Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Çfarë kishin dosjet e Sigurimit për Qazim Mulletin?

Çfarë kishin dosjet e Sigurimit për Qazim Mulletin?

09:48, 27/08/2023
A+ Aa A-

Nga Gentiana Mara Sula

Me Qazim Mulletin dhe miqësinë me familjen e tij, lidhet historia e largët e familjes sime nga babi dhe tragjedia e viteve ’50 te familjes Mara.

Shtëpitë e tyre ishin afër. Qazimi dhe gjyshi im Sulejmani ishin miq. Zonjat e tyre Hajrie e Mahmudije ishin mikesha dhe kushërira. Babi im Sait dhe Reshiti ishin versnikë dhe shokë klase.

Në arrati, Qazimi i la gjyshit tim një sasi monedhash floriri për t’ia dhënë të shoqes dhe djalit të tij "për pak kohë deri sa të kthehej". Ndërkohë qe gjyshi dorëzon përmes dhunës gjithë të hollat e tij, ai i mban veç amanetin mikut. Kjo ngjarje dokumentohet mjaft mire në dokumente gjyqësore.

Në kohën që Hajria dhe Reshiti vuanin Tepelenën, të hollat që dorëzoheshin nga pak tek Hajria u zbuluan nga Sigurimi. Shtëpia u bastis, gjysh Sula u arrestua dhe u dënua 15 vite burg për fshehje floriri.

Më tej shtëpia u konfiskua dhe nana Mahmudije me 5 fëmijë u nxor në mes të rrugës, pa të drejtë triske. Shume shpejt im gjysh, atëherë 44 vjeç vdiq në burgun e Burrelit në rrethana të panjohura dhe familjes iu kthye veç sahati dhe një dhëmballe floriri. Trupi nuk u kthye kurrë.

Në vitet "80, mësova historinë me detaje. Duke njohur komedinë Prefekti" me çudiste fakti që gjyshërit e mijë kishin patur për miq dhe bile kishin sakrifikuar kaq shumë për disa "të rendomtë". Babi me pak fjalë linte të kuptonte se komedia s’ishte e saktë... por nuk e thellonte shumë këtë temë.

Deri sa fillova punën me dosjet e Sigurimit....

Dosjet e Sigurimit janë të veçanta në llojin e tyre. Sidomos ato i lidh gjuha e urrejtjes klasore dhe ngushtësia e botëkuptimit komunist për kundërshtarët e regjimit. Aty përmblidhet gjithë balta e mundshme për shënjestrat e Sigurimit - Më shume se aty, nuk ka çtë gjendet më për atë periudhë.

Me këtë optike, nëse lexohet fashikulli dhe dosja peë Qazim Mulletin dhe zonjën e tij Hajrie, sot në një shoqëri të hapur e demokratike, ndjen dhembje dhe keqardhje për shtypjen e pamerituar te familjes Mulleti.

Për mashtrimin e madh që donte mohim të shkollimit të denjë të të dyve. Bindesh për mospërlyerjen me krime të Qazimit. Për humanizmin e tij të pamohueshëm.

Mbaj kokën lart që sakrifica e gjyshit ka pasë kuptim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco